Izraeli: Dëbimi ose burgimi për dhjetëra mijëra emigrantë

Bota Emigracioni

Izraeli sot njoftoi nisjen e një programi të dizajnuar për të detyruar gati 40,000 emigrantë të parregullt që të zgjedhin midis dëbimit dhe burgimit.

Kryeministri Benjamin Netanyahu shprehu gëzimin e tij në zbatimin e këtij plani që synon dëbimin e emigrantëve që hynë në mënyrë të paligjshme në vend. Këta të fundit kanë një mandat deri në fund të marsit për t’u larguar nga Izraeli, përndryshe ata do të burgosen pafundësisht. Sipas Ministrisë së Brendshme vendase, masa ka të bëjë me 38,000 njerëz, shumica prej tyre nga Eritrea dhe Sudani. Emigrantët që pranojnë të largohen do të marrin një biletë ajrore dhe gati 3,000 euro. Në një deklaratë, Komisioneri i Lartë i OKB për Refugjatët (HCR) shprehu shqetësim, duke kujtuar se Izraeli ka “detyrime ligjore lidhur me mbrojtjen e refugjatëve”.

Sipas programit të dëbimit, qeveria izraelite ne heshtje pranon se shtetasit e këtyre dy vendeve nuk mund të kthehen në vendet e tyre.

Regjimi në Eritre akuzohet nga OKB për krime “të përgjithshme dhe sistematike” kundër njerëzimit. Në lidhje me Sudanin, Gjykata Ndërkombëtare Penale (IÇK) ka lëshuar urdhër-arrestet kundër presidentit të tij, Omar al-Besir, për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

Sipas zyrtarëve izraelitë që mbështesin emigrantët, Izraeli ka nënshkruar marrëveshje me vende të treta, të tilla si Ruanda dhe Uganda, të cilët duhet të pranojnë emigrantë që po ikin me detyrim nga Izraeli.