Ja kush është Prokurorja e Përgjithëshme Arta Marku, e sapo zgjedhur…!

Politika

41-vjeçarja Arta Marku u diplomua në shkollën e magjistraturës në vitin 2001. Një vit më pas u emërua në Prokurorinë e Shkodrës ku mbajti detyra të ndryshme, që nga shefe e njësisë task forcë në 2006 e deri zëvendës drejtuese deri në 2016.Zonja Marku e ka nisur karrierën e saj në kohën kur kryeprokuror në Shkodër ishte Ulsi Manja, ndërkohë që prej 16 vitesh dosjet e hetuara prej saj dhe të përfaqësuara në Gjykatë kanë qenë fare të pakta. Një ndër to është dosja ndaj pedagogut Fran Qafa, i cili më pas mori pafajësinë në Gjykatë. Në fakt për numrin e pakët të dosjeve të hetuara, zonja Marku u pyet edhe nga anëtarët e Komisionit të Ligjeve, të cilëve iu përgjigj se ajo kishte firmosur mjaft dosje të hetuara prej kolegëve dhe të përcjella në Gjykatë. Arta Marku posedon një pasuri modeste pasi banon në një apartament 55 metra katror, por me marrjen e një kredie së bashku me bashkëshortin kanë blerë edhe një apartament tjetër në vitin 2007.