Nga Miranda Troci Derti (Reç/Dibēr)
Nē gjithë botēn kudo me shkue
Nē troje të lashta sa vetē jeta
Mes nantë malesh pena mē shkrue
Zana malesh lindin në kto djepa
Lidhè në lirek e djep shqiponjash
Ndēr kto mriza me gurē stralli
Zemēr luane sy ujkonjash
Në lavde nderi shkruar te balli
Sa herē nana nē djep m’ka lidhē
Me djelmni nē emër m’ka thirrē
Me gji tē zanave rritë e mëkue
Bukē e shtat mi ka bekue
Bashkë me zanat në djep mka këndue
Nē mindil të nderit mka mbulue
Bash si lulet ujitē me djersē
Pēr atë gji nderin se shes
Se kam emēr tē madh nē sojni
Kēsulēn e bardhë Zot kam mbi kry
Nē fis legjendash e në kullë tē barotit
Nē Reç të trimnisë bijë e Trocit
Në bukē e nē gji aty betue
Nē nder e besë pērjetë me rrnue
Nuk mbjell kurrē djallzi mes vetit
Jam urti jo pjellē e dreqit
Gjithçka arritē nē mirēsi
Kurgja s’shkrujta nē shejtanlli
Në sojë e në breza gjithmonë kamē ecē
Pēr kurgja nderin se shes
Se çdo të keqi që para mē del.
Ec budallë ki rrugēn e çelē
Se reçjani sedēr ka.
Në rrugē të ligut kurrē ska ra
Miranda Troci Derti (Reç/Dibēr)