Ka dalë jashtë kontrollit, raketa kineze mund të bjerë shumë pranë Shqipërisë

Bota

Një raketë kineze, Long March 5B e dalë jashtë kontrollit pritet të bjerë në Tokë gjatë fundjavës. Edhe pse rreziku është i vogël, askush nuk e përjashton që pjesë të raketës mund të bien në një zonë banimi.

Raketa 30 metra e gjatë peshon 22 tonë dhe besohet se është mjaft e vështirë për t’u copëtuar në copa shumë të vogla për sa kohë që rrotullohet rreth Tokës. Raketa nuk ka sistemin e vendosur të kontrollit, i cili i mundëson dikujt të japë një rrugë të paracaktuar të goditjes.

Si rezultat do të hyjë në atmosferën e Tokës e pakontrolluar dhe është e pasigurt se ku do të përplaset. Por sipas të dhënave më të fundit, mbetjet raketore mund të bien në disa vende të Evropës.