Bie papunësia në Spanjë, më e ulët që nga viti 2008

Bota Sociale

Papunësia spanjolle ra në 13.33% në tremujorin e katërt të 2021, nga 14.57% tre muaj më parë, në nivelin më të ulët që nga viti 2008, sipas shërbimit të statistikave, pasi tregu i punës vazhdon të rimëkëmbet nga recesioni i shkaktuar nga pandemia. Ekonomistët prisnin që shkalla e papunësisë në Spanjë të arrinte në 14.2%. Në tremujorin e katërt 2020 përqindja ishte 16,13%.