Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka dalë nga salla e operacionit pasditen e sotme, ku iu nënshtrua një operacioni në sistemin gastrointestinal, raportojne mediat ne Greqi
Operacioni përfundoi pak para orës 18:30, me orën lokale greke, dhe tani ai do të qëndrojë në Repartin e Mjekimit Intensiv për një periudhë kujdesi.
Janullatos, 96 vjeç, ka pasur një gjakderdhje gastrike, të cilën mjekët kanë tentuar ta trajtojnë. Shëndeti i tij është përkeqësuar shpejt, duke kërkuar intubim dhe transferim në Repartin e Kujdesit Intensiv.
Ai ka qëndruar në spitalin grek që prej të premtes së kaluar, kur u transferua me avion ushtarak nga Tirana në Athinë. Më parë, ai ishte shtruar në një klinikë në Tiranë, ku u diagnostikua me një virus sezonal, i cili më pas u shndërrua në një infeksion dhe shkaktoi hemorragji.
Transferimi i tij në Athinë ishte i nevojshëm, pasi mjekët e spitalit Evangjelismos, të udhëhequr nga profesoresha Anastasia Kotanidou, janë familjarë me historinë e tij mjekësore. Gjatë ditëve të para pas transferimit, gjendja e tij u