Gazetari Artan Hoxha ka komentuar ne rrjetin social Facebook, lidhur me emërimin e ministrit të ri Demiraj, që sipas tij zgjidhja me reale do të ishte një oficer policie…
Ja cfarë shkruan në Facebook :
Artan Hoxha / Kisha pershtypjen se opozita ne betejen e saj 90 diteshe ne cader, kerkonte te luftonte implikimin e mazhorances me krimin e organizuar dhe lidhjet e saj me narkotrafikun. Pra mendoja se opozita shpresonte te vendoste ne krye te Ministrise Brendshme nje “mendje te mprehte”, por ajo zgjodhi nje minister me “muskuj te forte.
Kam shume respekt dhe mendoj se e njoh mjaftueshem ministrin e ri si personalitet i padiskutueshem ne fushen e tij...
Por nese ne krye te policise shqiptare, do ishte nevoja te vendosej nje oficer drejtues i forcave speciale ne terren, mes nje Koloneli te forcave komando te ushtrise dhe nje shefi shtabi te repartit special RENEA, padiskutim qe do zgjidhja kete te dytin.
Kolonel Demiraj eshte kampion ne karate dhe ka marre pjese ne shtate misione jashte vendit, ne Afganistan dhe Irak si pjese e misioneve paqeruajtes ne kuader te NATO-s duke luftuar kunder terroristeve talebane, Al Kaeda-s apo ISIS.
Ish-shefi i shtabit i repartit special te Policise se Shtetit, RENEA, Erzen Brecani, kampion ne mundje, ka marre pjese ne arrestimin apo asgjesimin e personave me te kerkuar te kriminalitetit shqiptar. Ka drejtuar direkt skuadren e nderhyrjes te repartit RENEA ne arrestimin e boseve me te medhenj te organizatave kriminale shqiptare.
Pra, mes nje koloneli te forcave speciale te ushtrise, i specializuar dhe trajnuar ne SHBA, dhe nje komandanti te forcave speciale te Policise, RENEA, i specializuar dhe i trajnuar po ne SHBA, do perzgjidhja te dytin.
Sepse ne Shqiperi nuk ka nje beteje kunder talebaneve, Al Kaeda-s apo ISIS, po nje beteje kunder krimit te organizuar dhe narkotrafikut. Nuk besoj se nje komando i ushtrise, sado i zoti te jete, e njeh dhe e lufton me mire kriminalitetin dhe narkotrafikun se nje komandant i forcave elite te Policise se Shtetit.
Duke patur parasysh profesionalizmin e tyre, shkollimin, karrieren e gjate, sukseset ne detyre, dekorimet, operacionet e shumta qe kane kryer, trajnimet jashte vendit, bindjet politike(te dy te djathte) origjinen pasi te dy jane nga Tropoja, konfliktet me ish-ministrat perkates (Demiraj me Kodhelin dhe Brecani me Tahirin) dhe konfliktin e te dyve me kryeministrin Rama, …
me gjithe respektin per Ministrin e ri Demiraj, kandidatura me reale do te ishte, nje oficer policie, me po aq muskuj, me nje karriere mbi 25-vjecare brenda radheve te policise, qe eshte plagosur ne operacione antidroge dhe kunder krimineleve me te medhenj te vendit, dhe ky drejtues do te ishte Erzeni Brecani ….