Kënga është jeta ime

Kryesore Kulture

foto focus -1“Siç e dini këtu gjerat po shkojnë shumë keq, çdo gjë ka mbaruar. Mezi e shtyjmë,por në këto kushte të vështira njeriu do një buzëqeshje mbi të gjitha. Si këngëtare po shikoj se muzika po kalon një dramë të vërtetë. Muzika është një element me të vertetë e bukur, punë më të bukur se muzika nuk besoj se mund të gjesh. Njeriu bën gjithçka ben sakrifica dhe jeton me të”. Kështu e fillon bisedën për “Focus News” këngëtarja Etleva Çili, ku kënga për të sot është gjithçka. Në bisedë e sipër ajo tregon vështirësitë që e detyruan të emigrojë në Greqi, por mbi të gjitha veshtirësitë që ajo si një nënë e tre fëmijëve po përballet sot në këtë vend. Me një krenari flet për vendlindjen e saj për  Lushnjen, vendi ku lindi dhe e rriti. Tregon se si nga një specialiste fotografe profesionale u kthye në atë të këngës.

 

foto focus -2“Do bëja sakrificë për muzikën”, thotë ajo. “Muzika sapo po vjen dhe po bëhet pjesë e jetës time, po bëhet më e dashur dhe kam krijuar shume fansa që më mbështesin për këtë gjë. Nuk ka gjë më të bukur kur  të vlerësojnë dhe të hedhin lule, dhe bashkë me ta jeton caste të bukura . Në skenë ngjitem çdo fundjavë për të kënduar dhe kjo më bën të lumtur. Po siç e thashë edhe  më lartë, gjendja ekonomike po ndikon gjithnjë e më shumë, edhe pse muzika është për të gjithë e gjithëanshme.  Kriza ka kapur pjesën më të madhe të muzikantëve dhe këngëtarëve, dhe kjo krizë nuk më ka prekur vetëm mua, por mbarë komunitetin shqiptar, i cili e do muzikën dhe këngën shqiptare.  Më pëlqen kënga popullore dhe ndjehem mirë kur shikoj që njerëzit qeshin dhe kërcejnë të lumtur. E di që ata për pak çaste harojnë problemet dhe hallet, po bashkë me ta edhe unë. Di që edhe këta nuk janë si më parë mirë nga gjëndja e konomike. Grupi ynë është i vogël pasi edhe shfaqjet i japim në ambiente të vogla sipas kushteve që na jepen”.

foto-focus-3Këngëtarja shprehet se do sakrifikonte çdo gjë vetëm e vetëm për muzikën: “Nëse gjendja vazhdon të jetë e tillë dhe rëndohet më akoma më shumë, do mendoj përsëri emigrimin në ndonjë shtet evropian, jo për vetëm time por për të ardhmen e tre fëmijëve të mi, më shumë do të më pëlqente Gjermania. Gjeja më e shejntë për mua është familja, por do bëja të njëtën sakrificë përsëri vetëm për muzikën, pasi është pjesë e jetës sime. Me këtë punë mbaj familjen, mbaj tre fëmijë. Më pëlqen familja, dhe si nënë sakrifikoj gjithçka që fëmijëve të mos i mungojë asgjë në shtëpi. Jam përpjekur të shkollojë fëmijët dhe t’i jap atyre atë që e meritojnë, se për këta fëmijë mora rrugën e kurbetit për në Greqi. Të emigrosh përsëri nuk është dhe e aq e lehte, por duhet ta bëj se me detyron dashuria për muzikën”.

Përsa i përket ligjit të ashpër të legalizimit, mungesës së një politike për emigracionin, Etleva na thotë se: “Kushtet familjare më detyruan të punoja si shumë gra të tjera si pastruse, ku u ndesha me shumë vështirësi të mëdha si të gjithë emigrantët. Erdha e detyruar për një jetë më të mire, por siç e shikojmë nuk fituam gjë, duke lënë moshën më të bukur në emigracion.  Akoma kemi vështirësi të mëdha. Jemi me copra letrash me karta “Veveosi”, edhe pas 15 vjetësh jemi atje ku ishim. Nuk mund të shkosh dot në vendin tend, je i izoluar pasi për rinovimin e lejes na kërkojnë ensima.

foto focus-5Kam tre vjet pa shkuar në Shqipëri, më ka këputur malli të takoj prindërit, aq më shumë që kam të sëmur babain. Po hallet tona nuk mbarojnë këtu, pasi pyes për femijet tanë se ç’farë do bëhet. Jemi të bllokuar këtu. Kam shumë mall për prindërit. Po bëj 15- vjet që kam ardhur në Greqi, por nuk e mendoja në këtë gjëndje, por shumë shpejt kuptova se edhe ky vend ka problemet e veta, bëshkë me të edhe ne.

Në mbyllje të bisedës na thotë : “Para një muaji bëra një këngë të re, që mendoj ta bëj videoklip, tani për tani nuk mundem, pasi jam ngushtë nga ana ekonomike. Muzika më pëlqen shumë dhe nuk mendoj të bëj ndonjë punë tjetër. Jeta ime është lidhur me këngën,  dhe vetëm me atë do punoj. Për këtë i lutem edhe zotit, pasi siç dihet jeta është e vështirë për ne emigrantët në Greqi”, përfundon bisedën për Focus News.