Koço Kokëdhima: Këto zgjedhje do të prodhojnë qeverinë më të korruptuar në historinë e Shqipërisë

Aktualitet

Themeluesi i Lëvizjes ZGJIDHJA Koço Kokëdhima, i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” është shprehur se këto zgjedhje do të prodhojnë qeverinë më të korruptuar në historinë e Republikës së Shqipërisë.

Tepsia, kazani, legeni, timoni dhe të gjithë këto, në të vërtetë janë një mbulesë e faktit që alternativat politike nuk kishin programe dhe vizion për Shqipëri. Dhe këto thjesht e banalizuan dhe i shërbejnë thjesht manipulimit të zgjedhësve por jo rritjes cilësore dhe standardeve të zgjedhjeve. Unë nuk mendoj se këto zgjedhje do të prodhojnë një qeverisje më të mirë. Unë mendoj se këto zgjedhje do të prodhojnë një qeverisje më të korruptuar në historinë e Shqipërisë“, u shpreh Kokëdhima