Kosova pa simbole kombëtare, e okupuar nga organizma ushtarake ndërkombëtare, me një flamur të imponuar

Kryesore Opinion

sulejmani portretSulejman ABAZI  /  Me dhimbje të madhe, po them një të vërtetë, edhe pse shumëkush do të më akuzojë. Ska gjë, le të mbetet mëria mbi mua, e vërteta të triumfojë.

Sot në Kosovë, ka më pak pavarësi se sa nën rregjimin e Titos. Mos kërceni përpjetë nga e vërteta. Ky konstatim po del ashiqare nga shtresat sociale në Kosovë. Kam guximin ta sjell këtu hapur.

Sot Kosova është pa simbole kombëtare, me një flamur të imponuar.

Sot Kosova rezulton e okupuar nga tre organizma ushtarake ndërkombëtare.

Sot Kosova ka tre misione ndërkombëtare dhe pushtetet brenda saj janë formale, të imponuara dhe jovendimarrëse.

Sot Kosova po privatizohet nën paratë e fëlliqura të Serbisë dhe “aksionerëve” nga vendet donatore. Pasuria kombëtare po shitet për një copë bukë.

Sot Kosova ka një sistem arsimor në shkatërrim, pa unifikim me sistemin arsimor të shtetit amë kombëtar. Inteligjencia partiote po merr goditje të njëpasnjëshme nga paaftësia dhe injoranca në pushtet.

Sot Kosova është e pushtuar nga struktura ekstremiste radikale islamike, që nuk kanë asgjë të përbashkët me islamin paqësor dhe besimin tradicional popullor.

Sot në Kosovë janë shtuar komunat serbe, kur në vend janë vetëm 3 për qind e popullsisë me etni serbe dhe pakica të tjera.

Sot në Kosovë është nxitur dhe po lulëzon turqizimi dhe po synohet drejt islamit politik.

Sot në Kosovë po tenton të shtohet numri i partive politike, duke sulmuar dhe thërrmuar unitetin kombëtar.

Sot në Kosovë, heronjtë dhe dëshmorët po vihen me dinakëri në krah të matrapazëve politikë, kriminelëve dhe po shkelet në mes të ditës mbi gjakun dhe sakrificën njerëzore të mijra njerëzve, që kanë dhënë jetën për këtë Kosovë.

KOSOVA SOT-2

Sot Kosova ka njëmijë bariera ndarëse dhe mungësë bashkëpunimi me shtetin amë kombëtar, sa dhe të huajt habiten, se si mund të ndodh kjo midis dy shteve, me një simbolikë kombëtare, me një etni, gjuhë, traditë dhe me një histori të përbashkët.

Sot bilançi tregëtar me Serbinë i kapëcen ato me vendet fqinje, duke e vrarë në heshtje shëndetin e popullit, sigurinë kombëtare, me ushqime dhe ilaçe të prodhuara enkas për popullin në Kosovë.

Sot Kosova është kthyer në plasdarm dhe shesh lulëzimi të të gjithë llojeve të trafiqeve, duke kompromentuar rëndë sistemin politik dhe atë shtetëror, ku vrasjet politike po bëhen tmerr i jetës.

Sot Kosova pengohet të ketë Forcat e saj të Armatosura, për shkak të një palo kushtetute dhe të një “pakoje Antisari” që nuk kanë asgjë të përbashkët me aspiratat e 3 milion shqiptarëve në Kosovë. “Kali i Trojës” në politikë, deputetët e pakicës serbe, janë shkaktarë dhe fërkojnë duart me nënë e tyre Serbi, që Kosova vuan krizën më të rëndë politike në historinë e saj.

Për shkak të korrupsionit të thellë, sot Kosova rezulton e izoluar në rrugëtimin e saj drobitës për njohjen e sovranitetit në shkallë ndërkombëtare.

Më këtë situatë të rëndë, ajo sot vazhdon të mbahet peng nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, me patericën politike, Isa Mustafën, sepse janë këta njerëz që nuk duan ta lëshojnë pushtetin, pasi e dinë fort mië, që do të vijë dita që të japin llogari për gjithçka kanë bërë mbrapsht në dëm të interesave të Kosovës. Kosova nuk është “kalifat” i njerëzve që kanë humbur integritetin moral dhe politik.

Kjo bindje e tyre ndaj faktorit ndërkombëtar në dëm të Kosovës, vjen nga një gjendje morale e degraduar e tyre, për të cilën ata nuk shikojnë më rrugëdalje, veç mbajtjes peng të pushtetit politik dhe institucioneve të shtetit. Pushteti i inkriminuar i tyre nuk dorëzohet, sepse krimi asnjëherë nuk denjon të dorëzohet, pasi mban të mbyllur në mykun e kohës dosjet e krimit, pazarllëqet që janë bërë në dëm të Kosovës dhe të çështjes kombëtare.

Sot Kosova rrezikon të kalojë në kaos total. Mbajtja e Konferencës Ndërkombëtare këto ditë në Prishtinë për luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafiqeve, nuk është ashtu si rastësisht. Kjo është një kambanë alarmi, që po na bën zë, se kjo Kosovë, që ne e duam aq shumë, kjo bijë heroike e Shqipërisë nënë, rrezikon të shkohë vite të tëra pas.

Ta shpëtojmë Kosovën sa akoma jemi në kohë dhe këtë e kanë në dorë vetëm deputetët e Parlamentit të Kosovës, si të vetmit njerëz me imunitet popullor, të cilët duhet të dalin mbi preferencat e ndyra politike të liderve të degraduar dhe të kriminalizuar. Vetëm ata kanë forcën të detyrojnë liderët dhe Presidenten e vendit. Vetëm ata duhet të dalin mbi bindjet politike e partiake, mbi interesat vetjake dhe ti bëjnë nderin Kosovës dhe popullit të saj që i ka votuar.

Kosova mbi gjithçka.

Këtë e kërkon koha, populli dhe ardhmëria kombëtare.

Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ)

(Instituti kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit – TiranE

Tiranë, 07 dhjetor 2016.