Nishani – Ramës dhe Bashës: Koha të uleni në tryezë, kriza është shqetësuese

1002

Gjatë ditës së sotme, presidenti i Republikës ende në detyrë Bujar Nishani i ka bërë thirrje opozitës që të ulet në një tryezë për bisedime me qëllim që të arrihet konsensus dhe vendi të dalë nga kriza.

“Presidenti i Republikës Bujar Nishani po ndjek me shumë shqetësim përmasat që po merr kriza politike në vend. Ndaj edhe njëherë i kërkon kryeministrit të vendit dhe liderit të opozitës që të ulen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis, për të tejkaluar këtë situatë të vështirë për vendin”, thuhet në njoftimin e presidentit.

“Presidenti Nishani ofron të gjithë gatishmërinë dhe angazhimin e tij institucional në shërbim të këtij dialogu”, citohet më tej në mesazhin e Nishanit.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: