Rama krehonet me PISA 2015, komentuesit e paralajmërojnë: Po trembesh se po ngrihen studentët
Postimi krenar i kryeministrit Edi Rama për raportin e programit të OECD-së, PISA2105 është kthyer në një bumerang për të. Ndërsa Rama ka postuar në rrjetet sociale me krenari “Sipas Lulit edhe PISA2015 ka perkthyer gabim rezultatet e Shqiperise ne arsim!E kane paguar! Dikush t’i thote qe paraja nuk eshte gjithçka”, ka është dashur që komentuesit ti turren kryeministrit për zhgënimet e tyre. Komentuesi Ndue Lleshi i është drejtuar Ramës “po merru me lulin ti. merru me njerzit qe nuk kane cfare te hane buke, se luli ne terezi e ka. Se edhe ti si ai ke bere dhe po ben (edhe me keq) ste vjen zor. po fajn e kemi ne qe ju kemi ne dore edhe sua “presim” koken… beni qef beni”. Duke qenë se Rama nuk priste një koment të tillë i menjëhershëm ka qenë përgjigja arrogante e tij nda komentuesit ndërsa i shkruan “Ndue Lleshi shteti nuk ka pune ne shtet me arsim te mesem po me siguri po ta kerkosh ne privat e gjen!”.
Por nuk ka përfunduar me kaq. Një tjetër komentues Ermal Dautaj i shkruan Ramës: “Sa shume fjale ka dhe sa pak pune ben luli .Sot eshte dita e rinise ckeni ber ju per rinin ne 3 vjet?”, dhe sërish ky nuk ka qenë komneti që Rama priste prandaj edhe arrogance nuk është ndalur në përgjigjjen e tij: “Rinia eshte ne radhe te pare arsim Ermal! Ç’kemi bere? Lexo e shkruaj”.
Por edhe në këtë komunikim Edi Rama nuk ka hequr dorë nga censurimi i komenteve duke i heqaur ato, dhe duke lënë vetëm përgjigjen e tij në kuadrin e propagandës. Rasti është përgigja që Rama i jep një komentuesje me emrin Joana Ramo që me shumë gjasë shkruan se Shqipëria po varfërohet çdo ditë, por komenti i saj nuk rezulton në faqjen e kryeministrit përveçse përgjigja e tij: “Edi Rama Joana Ramo atehere me radhe: Kush ta ka thene apo ku e pe qe Shqiperia po varferohet me shume?! Sepse tjeter gje thone shifrat e ekonomise, te te ardhurave te njerezve dhe konsumit te tyre, tjeter gje thone Banka e Shqiperise dhe institucionet financiare nderkombetare. Taksat ne stratosfere? Po çfare takse paguan ti per shembull qe te duket stratosferike, di te me thuash ndonje? Sepse shifrat reale tregojne qe taksat jane ulur per 97% te taksapaguesve shqiptare, sidoqofte ma trego ti nje takse stratosferike! U shtrenguan shkollat se s’merret dot masteri me mesatare 5.9? A e di cfare eshte masteri Joana? Si mund te merret me 5.9? Ku ndodh kjo, ne cilin vend te Europes? Dhe e fundit: S’ke buke te hash? E para kjo nuk eshte e vertete sepse kush s’ka buke s’ka as celular e as fejsbuk, dhe e dyta, merr shembull nga ata qe mesojne dhe shkelqejne e nuk ankohen ne facebook ne emer te popullit! Kurajo e suksese Joana”.
Ndërsa kundërvënia e komentuesve ndaj Edi Ramës nuk ka përfunduar me kaq. Ejona Popa e ka pyetur kryeminsitrin: “Po rezultatet e punesimit pas arsimimit i ka matur dikush Z.Rama? Apo cte matet dicka qe nuk ekziston” ndërsa përgjigja e një kryeministri që ska si të justifikohet nuk mund të ishte përveçse: “Ejona Popa ashtu si gjithe bashkemoshataret e tu ne Europe, bej ti ate qe duhet per veten!”
Dhe meqë Rama zgjodhi të krenohej për arsimin ja ku vjen edhe një sugjerim nga komentuesi me emrin Genci Çaçi që shkruan: “Po lere mo Lulin mo kryeministri po ne spguajm dot tarifat e shkolles cna duhet Pisa2015 apo cfar eshte kjo…|”. Rama i përgjigjet: “ Genci, cilat tarifa nuk paguan dot ti a ma thua dot?”. Dhe komentuesi ka vazhduar: “Tarifen e viti shkollor o kryeministër….. me nje prind… dhe pa pune…ma thuaj”. Përgjigja e Edi Ramës është afërmendsh me delegim faji ndërsa shkruan: “Genci Çaçi tarifa vendoset nga universitetet miku im”. Duke e parë që kryeminsitri i tij po ia vërviste muhabetin kot, komentuesi e pyet Ramën (dhe për këtë ai nuk merr më përgjigje): “Po mir universitetin kush e drejton? Populli apo qeveria? Nqs se populli atehere me fal mua… pastaj kryeministër se jam ne dilem ta vazhdoje shkollen apo te le? Do ndryshoj apo jo? Kaq kryeministër dhe me fal qe po te marr mga koha jote…”.
Ndërsa replika finale mes qytetarëve dhe Ramës ka kulmuar me këtë bisedë: Lotët e nje vrasësi po trembesh se po ngrihen studentat rama dhe po ulen sahan lepirsat? / Syri.net/