KRIMI NË ATHINË : VRITET ME THIKË 28-VJEÇARI SHQIPTAR – DY VËLLEZËR JANË DORËZUAR.

Greqi

ATHINË / Siç pretendojnë dy vëllezërit, 28-vjeçari nga Shqipëria ka abuzuar me ta – Sipas informacioneve të policisë, viktima ishte kushëri i dy vëllezërve.

Sipas mediave vendase policia greke E.L.A.S.është vënë në gatishmëri, mbrëmjen e së hënës pasi gjeti 28-vjeçarin në mes të rrugës në Athinë, i cili ishte gjakosur dhe kishte një plagë në qafë nga një objekt i mprehtë. Në mënyrë të veçantë, gjithçka ka ndodhur rreth orës 22:50, kur efektivët e Policisë Rrugore që po lëviznin drejt Patisionit, e panë viktimën të mbuluar me gjak në tokë.

I plagosuri, 28 vjeç nga Shqipëria, u dërgua me ambulancë në spitalin Evangelismos ku ndërroi jetë pak kohë më vonë. Pas një ore në komisariatin police në Kipseli janë paraqitur dy vëllezër shqiptarë, 17 dhe 19 vjeç, të cilët janë dorëzuar. Është17-vjeçari që ka deklaruar se është autori i krimit. Nga pretendimi i dy vëllezërve, 28-vjeçari abuzonte me ta, pa pasur ende të dhëna të tjera për rastin. Sipas informacioneve, viktima ishte kushëri i dy vëllezërve.