Kriza politike, Hahn deklaratë për qytetarët shqiptarë: Jemi përpjekur për të zgjidhur situatën…

Politika

Komisioneri i Bashkimit Europian Johanes Hahn ka dhënë një deklaratë për qytetarët shqiptarë.  Në këtë deklaratë, ai shprehet në lidhje me situatën në Shqipëri, sidomos atë politike.

“Ne si faktor ndërkombëtar jemi përpjekur në të gjitha mënyrat me qëllim që të ketë dialog mes palëve dhe kështu të mund të shuhet kriza aktuale politike. Janë bërë disa herë përpjekje për dialogun. Kemi dëgjuar shqetësimet e të gjitha palëve dhe u përpoqëm të zgjidhim krizën politike. Fakti që në Kavajë nuk janë bërë zgjedhje është një tregues negativ për demokracinë në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë duhet të votojnë, kanë këtë të drejtë dhe mohimi i votimit nga ana e tyre, bën që të cenohen vlera me rëndësi demokratike”, tha Hahn ndër të tjera.