Zv.kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e cila është kandidate për deputete në Elbasan, denoncon presionin e madh që po ushtrohet ndaj qytetarëve në forma nga më të ndryshmet.
E ftuar në News24, Kryemadhi solli një rast në një prej zonave të Elbasanit dhe konkretisht në një komunë të Librazhdit.
Ajo tha se njerëzit atje kërcënohen nga kreu i Bashkisë dhe nënkryetari i bashkisë jo vetëm për largimin nga puna të të afërmve që u punojnë në administratë por edhe me asistencë.
” Një asistencë prej 17 mijë lek dhe kërcënohen se do të u hiqet, se do t’u largojnë kushërinjtë që i kanë në punë dhe me plotëfuqishmin e policisë. Policia është aq prezente sa njerëzit thirren edhe 5 deri në 7 herë në komisariat për arsye se përse po shtron rrugën pranë shtëpisë me çakull apo pse po rregullon çatinë dhe kjo vetëm e vetëm, për ti futur nën presion psikologjik. Ai që jeton në fshat është i shtantazhueshëm shumë lehtësisht”, tha Kryemadhi.
“Policia gjurmon ditën aktivistët e LSI dhe natën falen tek Sajmir Tahiri”, deklaroi me tej zv.kryetarja e LSI ku foli edhe për sulmet ndaj LSI. Sipas saj, “në momentin që sulmohesh je e rrezikshme për ta”.
Kryemadhi tha se policia gjurmon ditën aktivistët e LSI dhe falen natën tek Sajmir Tahiri. Përsa I përket kandidimit të saj në Elbasan, Kryemadhi tha se nuk dëshironte por e detyroi partia. Ajo shtoi se nuk do e ndryshonte kanididimin në Lezhë me atë në Elbasan, por ka qënë e detyruar.
“Më detyruan të kandidoja në Elbasan. Shumë njerëz mendojnë se Monika është kokë fortë, por në fakt më detyroi partia se nuk do e ndryshoja kandidimin në Lezhë me atë në Elbasan” tha Kryemadhi.
/360grade.al/