Pas operacionit përfundoi në reanimacion.
Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas, ndodhet i shtruar në gjendje të rëndë në spitalin “Evangelismos”. Më herët ka përfunduar operacioni që i është nënshtruar dhe është rikthyer në reanimacion, ku do të jetë në monitorim për të ardhmen e parashikueshme.
Spitali ka lëshuar një deklaratë të re mjekësore. Ndër të tjera theksohet se 48 orët e ardhshme mbeten kritike.
Deklarata e re mjekësore:
“Kryepeshkopi i Shqipërisë, zoti Anastasios, iu nënshtrua një operacioni urgjent për të trajtuar një episod gjakderdhjeje dhe u transferua sërish i intubuar në ICU. “48 orët e ardhshme konsiderohen kritike”.
Kujtohet se kryepeshkopi 95-vjeçar u dërgua me urgjencë në Athinë nga Tirana pak ditë më parë, ndërsa prej datës 30 dhjetor ishte i shtruar me virus në spitalin e Tiranës. Shëndeti i tij ishte përkeqësuar, kishte gjakderdhje gastrointestinale dhe u pa e nevojshme transferimi i tij në “Evangelismos”.