Kur do vije ajo ditë ?

Opinion

fane portretProf. Doc. Fane S. TARIFA /  Mbështetur në disa dyzime rreth një politikë gjysmake dhe pakëz të servilosur që po ndiqet nga politikanët tanë pyes:

A do të dalë ai shqiptar, politikan dinjitoz, krenar dhe trim që të thote: se për vendin tim vendos vetë populli im dhe askush tjetër?

Asnjë s’ka të drejtë të ndërhyjë në punët tona të brendeshme.

Unë nuk i servilosem, nuk i thur ditirambe dhe nuk u jap mbështetje edhe kur s’duhet fuqive të mëdha kushdo qofshin ato. Unë dhe populli im nuk komandohemi nga të tjerët, sepse kemi vlerat tona, krenarine tonë kombëtare dhe s’bëhemi mashë për askënd.

Politika jonë do jetë pragmatiste në favor të popullit tim pa ju nënshtruar askujt. Ne dimë të bashkëjetojmë me komunitetin ndërkombëtar, vlerësojmë çdo bashkëpunim,  respektojme marrëdhëniet dy dhe shumëpalëshe , por asnjëherë në disfavor të popullit tonë.

Ne jemi mirënjohës e njohim dhe e vlerësojmë nderin dhe ndihmën, por njohim mirë edhe kufijtë e çdo mirënjohjeje.

Nuk do lejojmë askënd që të na përdor si lodër apo si mashë kur mbetet zbuluar, për interesa të veta gjeo-strategjike !

Këte ta kenë të qartë të gjithë si miqtë ashtu dhe armiqtë. Unë ëndërroj dhe shpresoj që dikur ajo ditë të vijë vetëm për të miren e Atdheut tim të shtrenjte, Nënës Shqipëri…