Letër e hapur : Të bëjmë të mundur Votën e Emigrantëve:

969

letra e hapur e deputetit Ndoci

Drejtuar:  Z. Nishani, President i Republikës

  1. Rama, Kryeministër dhe Kryetar i Partisë Socialiste

  2. Meta, Kryetar i Parlamentit dhe i Lëvizjes Socialiste për Integrim

  3. Basha, Kryetar i Partisë Demokratike

  4. Ruci, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste

Eduart NDOCAJ, deputet  /  Me rënien e Regjimit në fillim të viteve ’90, për shkak të varfërisë ekstreme, papunësisë, pasi shqiptarët fituan lirinë për të lëvizur zgjodhën emigracionin drejt vendeve të Europës si shpresë të vetme për një jetë më të mirë. Kështu gjatë viteve ’90 dhe jo vetëm, shqiptarët identifikohen me eksode të ndryshme emigracioni drejt vendeve të Europës dhe Perëndimit. Emigracioni i shqiptarëve nuk ishte vetëm për arsye ekonomike, por edhe për arsye psikologjike, për të rifituar një liri të mohuar prej thuajse 50 vitesh. Megjithatë, arsye bazë dhe kryesore përse shqiptarët emigruan ishte papunësia, varfëria dhe mungesa e një shprese për të jetuar sipas standardeve në vendin e tyre të sapo dalë nga diktatura më egër e të gjitha kohëve. Emigracioni i masiv i shqiptarëve drejt Perëndimit dhe Europës me kalimin e kohës do të studiohet e do të konkludohet se ka pasur  efekte pozitive dhe negative. Negativ ishte fakti, se mijëra të rinj shqiptarë u larguan duke e përgjysmuar kështu popullsinë tonë. Ana e mirë  e emigracionit nëse mund të konsiderohet kështu ishte fakti, se falë emigrantëve shumica e familjeve shqiptare filluan të njohin mirëqenien dhe filluan të bëjnë ndërtime që më parë nuk ishin konceptuar në optikën e banesave shqiptare. Tashëm dihet dhe është e pranuar se kontributi i emigrantëve në këto  vite tranzicioni ka qenë më i rëndësishëm për ekonominë shqiptare. Kjo falë dërgesave në të holla, por edhe faktit se kanë vendosur e kanë zgjedhur të bëjnë investime të konsiderueshme në fusha e sektorë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare.

Pa kontributin e emigracionit nuk do të kishim zhvillimin urban që kemi sot, nuk do të kishim zhvillimin ekonomik që kemi sot e patjetër nuk do të kishim kulturën e ekonomisë së tregut që kemi sot.

Shqipëria pa kontributin e emigracionit nuk do të ishte një vend i mbaruar, por as nuk do të ishte vendi që sot ka njohur zhvillime të rëndësishme të njohura edhe nga institucionet e BE që kanë vendosur të bëjnë hapa të rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Sipas statistikave që tashmë janë të publikuar, mund të themi se më shumë se gjysma e shqiptarëve, që vazhdojnë të kenë pasaportën shqiptare jetojnë jashtë Atdheu. Megjithatë, edhe pse janë shtetas shqiptar, ata nuk gëzojnë të drejtat themelore të garantuara nga Kushtetuta.

Shqipëria, është i vetmi vend në Rajon dhe në Europë që nuk ka bërë të mundur të Drejtën e Votës për qytetarët e saj që jetojnë jashtë territori.

Pra, Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka aplikuar atë që njihet si Vota e Emigrantëve, por që do të preferoja ta quaja Vota e Qytetarëve Shqiptarë që jetojnë jashtë territori për arsye pune, emigrimi, studimi, pune apo edhe azili.

Për sa kohë emigrantët nuk kanë mundësi të zgjedhin dhe të zgjidhen ashtu siç është e shkruar dhe e garantuar në Kushtetutë, mund të themi me siguri se Demokracia shqiptare është një demokraci e cunguar dhe jo e plotë. Sot dhe në këto 70 vitet e fundit i vetmi përfaqësues i Emigracionit në Parlament jam unë dhe kjo jo për shkak të proceseve politike shqiptare, por për shkak të rrethanave të tjera dhe falë Partisë Socialiste që vendosi të më fus në listat e 2013. Në atë kohë Partia Socialiste ishte e vetmja Parti që pati para dhe gjatë fushatës së 2013 që e pati slogan Votën e Emigracionit.

Nga momenti që kam gëzuar mandatin e Deputetit jam përpjekur brenda rrethanave dhe mundësive të krijuara e jo politike të përfaqësoj interesat e qytetarëve, por edhe të emigrantëve si të tillë. Megjithatë, mendoj se misioni im nuk është përmbushur përsa kohë emigrantët nuk gëzojnë të Drejtën Kushtetuese të zgjedhin dhe të zgjidhen.

Unë, të ketër të hapur vendosa ta shkruar duke e konsideruar  Votën e Emigrantëve si  themelin e Demokracisë shqiptare dhe në të njëjtën kohë si interes kombëtar. Demokracia është një ndër interesat me të rëndësishme kombëtare që shqiptarët me shumë mundë kanë 25 vjet që po përpiqen për ta ndërtuar. Përderisa Vota e Emigrantëve është interes kombëtar,  ajo duhet të trajtohet mbi palët, si një proces politik kombëtar. Për këtë arsye dhe duke e konsideruar politikën si misioni i përfaqësimit të interesave kombëtare, u bëj thirrje të gjithë palëve të punojmë së bashku pa ndasi për të bërë të mundur votën e Emigrantëve.

I bëj thirrje z. Nishani, përfaqësuesit të Shtetit dhe garantit të Kushtetueses të jap kontributin e tij për respektimin e kësaj të fundit. Vota e Emigrantëve është një e Drejtës Kushtetuese dhe si e tillë është detyrë e Presidentit të Republikës të jap kontributin e tij personal dhe institucional…

 

 

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: