Shpëtim Zinxhiria / Lëvizja “ZGJIDHJA” në politikën shqiptare përbën sot një forcë të re brenda të majtës, si një domosdoshmëri e një reformimi absolute të Partisë Socialiste. Ajo lindi në kohën dhe vendin e duhur si një lëvizje dinjitoze me një kauzë të veçantë, në një sistem politik të kalbur. Platforma e saj është më se e qartë për ata qe kanë sy dhe veshë, për ata që duan një PS të vertetë… që mund të sjellë ndryshim.
Kjo lëvizje e Koco Kokëdhimës po ngre sot strukturat e veta në të gjithë Shqipërinë, ku po regjistron nga dita në ditë anëtarë dhe mbështetës të saj, njerëz që i duan të mirën kësaj struktrure politike. Anëtarët e kësaj lëvizje janë njëkohësisht anëtarë të Partisë Socialiste, në këtë bëjnë pjesë edhe emigracioni, forca më e madhe por që fatkeqësisht është lënë qëllimisht gjatë gjithë këtyre viteve në haresë.
“ZGJIDHJA” është e vendosur që të luftojë deri në fund votimin elektronik në qendrat e votimit, gjithashtu në platformën e saj ka si qëllim shëmbjen e regjimit të partitokracisë dhe sundimin e neveritshëm të deritanishëm. Ka si qëllim ngritjen e institucionit të zgjedhjeve të lira e të ndershme që vota e popullit të mos blihet dhe të shitet për një thes miell, të zhvasë nga kryetarët e partive fatin e popullit dhe këtë t’ia kthejë këtij të fundit, t’i japi mundësi popullit që ta rregullojë fatin e vet
“ZGJIDHJA”është për zgjedhje të lira e të ndershme, është që populli të mos përjashtohet nga e drejta legjitime, por për të marrë pjesë në qeverisjen e vendit, të ketë të drejtë të bëjë referendum etj. Lëvizja e ka portën hapur edhe për ata që nuk janë anëtarë të kësaj strukture, e ka portën e hapur për të gjithë ata që kanë besim te kjo lëvizje, ku kryetarët e partive të mos jenë të përjetshëm dhe monumente kulture. Është kundër praktikave e klaneve, regjimeve dhe diktatorëve që i lënë e i caktojnë vetë trashëgimtarët dhe pasardhësit e pushtetit…“ZGJIDHJA” në parim është lëvizja brenda Partisë Socialiste ku kërkon të reformojë atë, me qëllim që të ndryshojë Shqipërinë, të mundësojë që në këtë parti të mos ndihen mirë e të dëgjohen vetëm udhëheqësit e saj.
“ZGJIDHJA” lufton që PS-ja të jetë një parti politike e moderne, për të kthyer besimin e plotë e anëtareve dhe simpatizantëve të saj, e të mos qeveriset si një bandë, të mos jetë e shpartalluar ashtu siç ndodhet sot në të gjitha strukturat organizative të partisë. Lëvizja nuk ndalet, është kombëtare, ajo zhvillohet si lëvizje politike brenda PS-së, me një forcë dhe me dinjitet. Ajo është një platformë politike, ideologjike, filozofike, kombëtare, demokratike, organizative, kulturore e teknologjike.
Janë të gjitha këto që të japin një besim te kjo lëvizje e porsa lindur, të japin forca dhe kurajo për ta përqafuar idetë dhe platformën e saj, sepse vetë idetë dhe programi i saj janë në të mirën e PS, në të mirën e të gjithë popullit shqiptar. Duam apo nuk duam, asnjë forcë nuk e ndal dot më lëvizjen në plotësimin dhe realizimin e kauzës së saj. Është lëvizja “ZGJIDHJA” e këtij populli të duruar e të mjeruar, e shqiptarëve që nuk dorëzohen derisa të arrijnë fitoren e plotë. “Zgjidhja” është për përmbysjen e kastës aktuale që mashtroi, robëroi, vodhi e poshtëroi popullin e varfër shqiptar… “ZGJIDHJA” janë socialistët e bazës,
“ZGJIDHJA” është lëvizje dinjitoze e rinisë shqiptare, universitare dhe rinisë shkollore, është lëvizje e njerëzve të thjeshtë, e socialistëve të bazës dhe e shqiptarëve të vuajtur. Është kundër parimit, “populli voton dhe partia numëron”.Kjo lëvizje nuk do të braktisë socialistët e bazës që kanë nevojë të fitojnë të drejtat e tyre të shkelura dhe të nëpërkëmbura, ashtu siç po vepron sot PS. Gjithashtu “Zgjidhja” ka një meritë për nismën ligjore: “Unë zgjedh deputetin që dua”! zgjidhja jam unë…
Bashkëbisedimi i kreut të lëvizjes z. Kokëdhima me emigrantët në Athinë më 18 dhjetor të vitit të shkuar, që përkojë me ditën ndërkombëtare të emigracionit, ishte një sukses i radhës i kësaj lëvizje sëbashku me socialistët e bazës, që sëbashku kërkonin një Shqipëri demokratike dhe të begatë.
Si socialist, ish në kryesinë e kësaj strukture për shumë vite në Greqi në rolin e zëdhënësit të PS për Degën Greqi, së bashku me të tjerë kontribuam te kjo strukturë për vite të tëra, me bindje të plotë për një kauzë të vetme, por që deri më sot jemi zhgënjyer. Por ishte “ZGJIDHJA” plaforma “KOKËDHMA”që përkonte me ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, një ditë e shenjtë për ne.
Është kjo kauzë që më bashkoi mua dhe qindra të tjerë, për t’iu bashkuar “Lëvizjes” së Koço Kokëdhimës, njeriun e fortë që nuk e ndal më asgjë për të reformuar këtë strukturë, për ta shkëputur nga e vjetra dhe për ta çuar atje ku duhet. Si qindra e mijra i bashkohem kësaj platforme…Unë jam “ZGJIDHJA”