Libi: Erdogani filloi dërgimin e trupave turke

276

Rexhep Tajip Erdogan ka filluar dërgimin e trupave në Libi, sipas raporteve të mediave turke dhe arabe.

Sipas agjencisë së lajmeve Anadolu, “sulltani” tha se njësitë ushtarake turke kanë filluar të lëvizin në drejtim të Libisë për të forcuar qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Pajtimit Kombëtar në Tripoli kryeministrin Fayez al-Saraj.

Sipas të njëjtave informacione, presidenti turk tha se njësi të ushtrisë turke kanë filluar të lëvizin drejt Libisë për të siguruar stabilitetin në rajon.