Llalla : Disa kandidatë të PS janë hequr nga lista për shkak të problemeve

1003

Një ditë pas deklaratës së kryeministrit Rama, në sallën e kuvendit pas votimit të ligjit për vetingun, se prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar i kanë orët e numëruara, vjen reagimi i kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Sipas tij përgjigja e bazuar në prova dhe fakte, vërteton se në listat e zgjdhjeve të 25 qershorit, Edi Rama do të kandidonte përsona me rekorde kriminale.

Kryeprokurori Adriatik Llalla, nuk ka vonuar ti përgjigjet deklaratave të kryeministrit Rama në sallën e Kuvendit. Pyetjes nëse ka apo jo persona me rekorde kriminale, Llalla i është përgjigjur se pas verifikimeve të bëra rezultoi që disa persona kishin probleme, por që tani ata persona nuk janë më në listën e kandidatëve për deputet në PS. Adriatik Llalla, prokuror i përgjithshëm shprehet: “Ende nga KQZ nuk kemi, nuk na është kërkuar verifikimi i kandidaturave. Pyetjes nësë ka nisur ndonjë iniciativë, ai ju përgjigj; “Janë mjaft raste që janë kërkuar paraprakisht nga kryeministri i vendit për tu verifikuar përpara se PS të nxirrte listën e kandidatëve të saj, të cilët janë verifikuar dhe i janë kthyer përgjigje përkatese kërkuesit dhe këto individë nuk janë përfshirë në listat e kandidimit të PS. Numri i tyre mund të ketë qenë rreth 2%.”

Adriatik Llalla ka folur edhe në lidhje me grushtin e shtetit në Turqi, të mbetur në tentativë korrikun e vitit të kaluar. Sipas tij ka dyshime se disa persona fshihen në Shqipëri dhe për këta po bëhen verifikimet e nevojshme. Llalla tha se “ Prokuroria turke kërkoi bashkëpunim të mëtejshëm me strukturat e Prokurorisë shqiptare për të vënë në dispozicion hetimet në rastet që ata dyshojnë se elementë të përfshirë në këtë grusht shtetit mund të fshihen edhe në Shqipëri. Këto janë në proces hetimi, të dhënat janë paraprake, pritet verifikimi i tyre në kuadër të bashkëpunimit do të vlerësohet do të vihen në dispozicion të medias apo do të kalojnë direkt në autoritetet përkatëse. I pyetur a ka persona të tillë në Shqipëri, ai ju përgjigj: “Dyshimet janë se po. Dyshimet e autoriteteve turke janë se autorët e këtyre veprave penale të këtij grushti shteti mund të jenë edhe persona që fshihen pas bizneseve”. Zoti Llalla nuk dha emra konkretë. “Nuk mund të bëhen publike që në këtë fazë. Të dhënat janë të plota, pritet vetë verifikimi nga ana jonë. Në varësi të të dhënave që na vihen në dispozicion nga autoritetet turke ne do të kryjmë hetime brenda kapaciteteve që kemi, pra brenda atyre hapësirave që ligji shqiptar i lejon” tha ai.

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla tha se në Shqipëri deri tani nuk ka asnjë dyshim për sulme terroriste si ato që ndodhen të hënën në Mançester. Zoti  Llalla tha se strukturat e shtetit janë të angazhuara për mbledhjen e informacioneve. Në lidhje me sulmet kibernetike, kryeprokurori u shpreh se Shqipëria ka staf të trajnuar në perëndim për të paraprirë një situate të tillë. “Nga të dhënat e deritanishme të autoriteteve shqiptare nuk ka dyshime për ngjarje të tilla në vendin tonë. Gjithësesi të gjithë strukturat e shtetit janë të angazhuar për të mbledhur informacione në kuadër të këtij rreziku që tani është shpërndarë në gjithë botën.”

 

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: