Ndërsa numri i vdekjeve ka rënë vitin e kaluar, Deti Mesdhe mbetet rruga më vdekjeprurëse e detit në botë. Ka ende mijëra trupa që janë të pagjetur.
Numri i të vdekurve dhe të emigrantëve të zhdukur në Detin Mesdhe është ulur për nga numri në vitin 2018. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), 2.262 emigrantë të vdekur dhe të zhdukur janë të regjistruar zyrtarisht për vitin e kaluar.
Kjo është një rënie e madhe nga dy vitet e kaluara, duke pare se ka pasur 3,139 të vdekur ose të zhdukur në 2017 dhe 5,096 në vitin 2016, sipas të dhënave të UNHCR-së. Ardhjet përmes Detit Mesdhetar kanë shënuar rënie të vazhdueshme që nga viti 2015. UNHCR vlerëson se pas një kulmi prej më shumë se 1 milion kaluan në det në vitin 2015, në vitin 2016 ishin 362,753, 172,301 në vitin 2017 dhe 114,941 në vitin 2018.
Shumica e emigrantëve që kaluan Mesdheun erdhën nga Guinea (13,068), pasuar nga Maroku (12,745) dhe Mali (10,347). Shtetasit sirianë dhe afganë ishin përkatësisht grupet e katërt dhe të pestë (7.621 dhe 7.333), raporton