Mbretëresha Elizabeth: Ekstremizmi do të luftohet në të gjitha format

Bota

elisabet ne focus-3Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, ka shpalosur planet e kryeministrit britanik, David Kameron, për të riparuar burgjet dhe për të ndihmuar të varfrit, të dyja këto pjesë e një axhende për reforma sociale.

Në fjalimin vjetor përpara Dhomës së Lartë të Parlamentit, Mbretëresha ka thënë se po planifikohen edhe mbi 20 ligje të reja, disa prej të cilave kanë të bëjnë me trajtimin e ekstremizimit. “Legjislacioni do të futet për të parandaluar radikalizmin, për të trajtuar ekstremizmin në të gjitha format e tij dhe për të promovuar integrimin e komunitetit”, ka thënë Mbretëresha. “Qeveria do të vazhdojë të mbrojë sigurinë kombëtare.

Ministrat do të investojnë në forcat e armatosura të Britanisë. Ata po ashtu do të veprojnë për të siguruar të ardhmen afatgjate të parandaluesit bërthamor të Britanisë”, ka shtuar Mbretëresha. Fjalimi i saj vjetor është një ngjarje e madhe në politikën britanike. Këtë vit, ai vjen në prag të referendumit në Britani, ku qytetarët pritet të vendosin për anëtarësinë e mëtejshme të këtij vendi në Bashkimin Evropian.