Më 10 tetor, Erdogan – Putin në Stamboll

967

takimi erdogan-putin

Në Stamboll do të jetë takimi i parë ballë për ballë pas krizës që lindi midis dy vendeve. Presidenti rus Vladimir Putin do të bëjë një vizitë zyrtare për t’u takuar me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, ku do të marrin pjesë në Konferencën Botërore për Energjinë, ka njoftuar këshilltari Kremlinit Yuri Usakov.

“Vizita do të mbahet më 10 tetor,” tha Usakov nga Astana. Ai shtoi se Putin do të marrë pjesë në konferencë dhe do të ketë “kontakte bilaterale” me Erdoganin. Kjo është vizita e parë e Presidentit rus në Turqi, pas samitit të G20 mbajtur në Antalia, në nëntor të vitit 2015, një javë më vonë, rrëzimi i një avioni luftarak rus nga forcat e armatosura turke shkaktoi krizë serioze diplomatike në marrëdhëniet e Moskës me Ankara, të cilat ishin të tendosura për shkak të çështjes së mprehtë të krizës siriane. Rusia me të vërtetë ka vendosur sanksione të ashpra ekonomike në Turqi, veçanërisht në sektorin e turizmit. Në korrik, të dy udhëheqësit filluan papritmas procedurën e pajtimit, konfirmuar nga vizita e Erdoganit në Shën Petersburg më 10 gusht. Në fillim të shtatorit presidenti turk u takua me Putinin në punimet e samitit të G20 në Changktzoou të Kinës. Konferenca Ndërkombëtare për Energjinë, enë të cilën do të marrin pjesë ministrat, biznesmenë dhe akademikë, do të mbahet në Stamboll nga 9 deri në 13 tetor.

 

18

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: