Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos, i cili është infektuar me koronavirus, ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Greqi ku drejt spitalit është transportuar me një pajisje të veçantë në spitalin “Evangelismos” të Athinës.
Sot vjen një lajm i trishtë pasi mësohet se ai po lufton për jetën e tij në një spital të Athinës, pas situatës së rënduar nga COVID-19.
Lajmin e bën të ditur Drejtori dhe gazetari i “Kappanews.gr”, Yannis Koutsomitis, me anë të një mesazhi në rrjetet sociale.
“Kryepeshkopi Anastasios po lufton për jetën e tij në një spital në Athinë. Ai ka hyrë në terapi intensive.”, shkruan gazetari.