Kancelarja gjermane Angela Merkel premtoi se do të rritë përpjekjet në nivelin federal për të riatdhesuar refugjatët, kërkesat e të cilëve për azil u refuzuan.
“Riatdhesimet mbeten një problem madhor. 2015 nuk duhet përsëritur dhe nuk do të përsëritet”, duke iu referuar pritjes masive të refugjatëve në Gjermani”, tha Merkel në Dresden pas një takimi me organizatën lokale CDU, ne partinë e saj, duke shtuar se shteti dhe qeveria kanë nevojë për ndihmën e autoriteteve federale, të cilët duhet të përpunojnë dokumentet e nevojshme më shpejt për të lehtësuar riatdhesimin. Është e qartë, vazhdoi kancelari, “2015 nuk duhet përsëritur dhe nuk do të përsëritet”, duke iu referuar pritjes masive të refugjatëve në Gjermani.
Sipas kancelares konservatore, besimi se Gjermania mund të kontrollojë dhe të organizojë pranimin e një numri kaq të madh refugjatësh, tani ka shpërthyer….