Ish-kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta paralajmëroi kryeministrin Edi Rama për një humbje të thellë në zgjedhjet e 25 qershorit.
“Le të vijë vërdallë me autobusin e administratës, është i pashpresë. Do ta pësojë më rëndë se në ’94, kur ai miku im (Berisha) bëri referendum për të marrë gjithë pushtetet për vete”, tha Meta.
“Dhe 72 orë dhe Shqipëria do të shpëtojë nga sëmundja më e rëndë që përjetoi në 4 vjet. Nuk do të ketë më fjalë zhgënjim në fjalorin e gjuhës shqipe por do të ketë mavi. Mavi do të thotë mashtrim, manipulim dhe pabesi dhe këtë Durrësi e ka provuar mjaft mirë. Mavi do të thotë t’ua japësh shtetin të fortëve të dhunshme oligarkëve dhe të jesh i nënshtruar ndaj tyre dhe të tregosh dhunë, arrogancë ndaj hallexhinjve dhe njerëzve të thjeshtë. 300 mijë shqiptarë u larguan në 4 vjet, 200 mijë të tjerë kanë plotësuar”, shtoi Meta. /E.SH/