Genc Gjokutaj, avokati i Ilir Metës u shpreh se ish-Presidenti ka zgjedhur që të përballet me faktet e prokurorëve në çështjen ndaj tij dhe të mos heshtë.
Sakaq, Gjokutaj tregoi se në seancën e sotme, Meta u kërkoi prokurorëve të SPAK shpjegime në lidhje me denoncime e paraqitura për rastin “McGonigal” si edhe atë të inceneratorëve.
“Meta i kërkoi shpjegime prokurorëve në lidhje me çështjen McGonigal dhe inceneratorët. Ai është lider i PL dhe PL ka bërë kallëzime përkatëse dhe u interesua për këto raste. Ata thanë që nuk mund t’i përgjigjeshin sepse ka sekret hetimor, por sugjeruan që përmes një kërkese mund t’i drejtohet organit të SPAK për të marrë informacion. Ne do ta paraqesim këtë kërkesë në lidhje me këto subjekte që Meta kërkoi sqarime nga prokurorët”, u shpreh Gjokutaj.