Një meteor ka dhuruar spektakël në qiellin e natës në Turqi.
Drita e gjelbër u kap nga kamerat, teksa kalonte mbi qytetin e Erzurumit dhe provincën Gumushane në lindje të vendit. Meteori zbret mes reve, duke përhapur një dritë të fortë, para se të bjerë.
Shumica e shirave të meteorëve krijohen nga mbeturinat e lëna pas nga kometat. Kometa, së cilës i duhen 133 vjet për tu rrotulluar rreth Diellit, lë pas një re të mbeturinave hapësinore dhe kur hyn në atmosferën e Tokës “reja” shkëlqen për shkak të fërkimit dhe djegies, dhe ne shohim si një blic ose një meteorit. Këto mbetje të djegura nuk përbëjnë asnjë rrezik për ne në Tokë. Shiu i meteorëve konsiderohet si një nga ngjarjet më tërheqëse astronomike.