Ministri i Mbrojtjes Kamenos: Nuk do të votojmë për marrëveshjen e IRJM-së

Greqi

Greqi/ Ministri i Mrojtjes dhe kryetari  partise ANEL, ( Greket e Pavarur) Panos Kammenos theksoi në një konferencë shtypi të jashtëzakonshme se partia e tij nuk do të votojë mbi marrëveshjen për Shkupin .

Në një konferencë shtypi në zyrat e ANEL, Z. Kammenos vlerësoi se marrëveshja e ardhshme për Shkupin nuk do të kalojë në Parlament, apo një referendum të mundshëm në vendin fqinjë.

Sa i përket Greqisë, ai argumentoi se para se të arrihet ratifikimi i traktatit në parlament, Këshilli i Shefave Politik duhet të mblidhet për të ndryshuar vendimin e vitit 1992. ANEL nuk do të bëjë ndonjë lëvizje që do të dëmtojë daljen e vendit nga memorandumi, por kur emri i IRJM-do të vijë në Parlament “ne do të qëndrojmë besnikë ndaj asaj që kemi rënë dakord me popullin”.