Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë kërcënon BE-në

Bota

Mund të jetë Brukseli ai që na detyrohet neve dhe duhet të na paguajë për Brexit, sepse ka qenë pikërisht Britania ajo që ka kontribuar në ndërtimin e institucioneve të ndryshme europiane, u shpreh Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë, Boris Johnson, në një intervistë ekskluzive për Daily Telegraph.

Ai vazhdon më tej duke thënë se BE-ja do që ta shkatërrojë Mbretërinë e Bashkuar. Ai theksoi gjithashtu faktin se ka shumë arsye në bazë të të cilave Londrës duhet t’i kthehen paratë nga Brukseli. Në rast se nuk arrihet në një marrëveshje të përbashkët mbi Brexit, Britania e Madhe mud të largohet pa paguar as edhe një peni të vetëm, shtoi ai më tej.

Ka shumë arsye për të rënë dakort. Britania ka kontribuar dhe ka investuar në aq shumë të mira europiane, në të cilat ka aksione dhe ka paguar për një kohë të gjatë, dhe është shumë e nevojshme që të vlerësohen këto të mira.

Borxhi që na ka ngarkuar BE-ja është absurd. Një borxh prej 100 miliardë eurosh për të paguar daljen nga Bashkimi, është njësoj sikur të na thithin edhe pikën e fundit të gjakut. Ai theksoi gjithashtu edhe faktin se të gjitha lajmet që u publikuan pas takimit të Znj. Theresa May dhe presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe negociatorit të Brexit, Michel Barnier, ishin të paqëna dhe një gjë e tillë e theksoi akoma edhe më shumë faktin që Brukseli është i paskrupullt në teknikat që ndjek për arritjen e marrëveshjes. E gjithë logjika që fshihet pas BE-së është e pavend, sepse ne mund të largohemi nga BE-ja pa paguar as edhe një qindarkë të vetme, përfundoi ai.

Ministrit të Punëve të Jashtme iu bashku edhe ish lider konservator, Iain Duncan Smith, sipas të cilit është Mbretëria e Bashkuar duhet të rimborsohet nga BE-ja.