Ministri Xhafaj ndjek nga afër masat e policisë

Politika

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka vendosur t’i ndjekë personalisht nga afër të gjitha përgatitjet e forcave të policisë përpara nisjes së protestës së opozitës. 

“Balkanweb” shkruan se ministri Xhafaj ka lëvizur në këmbë përgjatë bulevardit ku po vendosen edhe kordonet policore nëpër institucione, ndërsa më pas është kthyer në zyrën e tij, nga ku mësohet se do të ndjekë zhvillimet e protestës. Raportohet se mbi 2500 forca policore të angazhuar në terren për të mos lejuar prishjen e rendit dhe sigurisë.

Kjo është përballja e parë e Xhafajt si ministër i Brendshëm me protestën e opozitës. Ndërsa më herët ka pasur dhe një takim mes drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako me kryeprokurorin Adriatik Llalla, ku në fokus ka qenë protesta e sotme e opozitës.