Ministria e Shëndetësisë: Mbërrijnë në vend 74.880 doza ta vaksinës Pfizer

Aktualitet

74.880 doza të vaksinës ‘Pfizer’, kanë mbërritur në vendin tonë, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se deri tani në Shqipëri kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina antiCOVID-19.

‘Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.  Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina antiCOVID-19. Jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari.’- njofton ministria e Shëndetësisë.