MITSOTAKIS: VIZITA E RAMËS NË ATHINË E PANEVOJSHME, NUK DO TA NDALOJMË, KA TE DREJTE TA BEJE

Greqi

Kyriakos Mitsotakis ka folur për ardhjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Greqi, në një intervistë që dha për emisionin «Πρώτη Λέξη» (Fjala e Parë) për gazetë protothema.gr

Duke iu referuar vizitës së Edi Ramës në Athinë, ai tha: “Nuk është një vizitë do të thosha me karakteristika dypalëshe. Ai vjen, e kuptoj, për të folur me bashkatdhetarët e tij. Ai ka të drejtë ta bëjë këtë. Përtej kësaj, mendoj se edhe ky është një opsion që për momentin, në funksion të zgjedhjeve evropiane, më duket mjaft i panevojshëm”.

Qeveria greke nuk mundet, ne jemi demokraci, ne nuk e ndalojmë të drejtën e tubimit e cila është e garantuar me kushtetutë, ndaj nuk i kushtoj kaq shumë rëndësi”, shtoi ai.

Ai theksoi se qeveria nuk mund të ndalojë të drejtën e vizitës apo tubimit. “Ishte një zgjedhje e panevojshme. Kemi probleme në marrëdhëniet greko-shqiptare”, tha ai.

Lidhur me tubimin, ai vuri në dukje se “sigurisht nuk është diçka që ne kemi ndonjë arsye të veçantë për ta lehtësuar. Ne as nuk do ta ndalojmë dhe as do ta lehtësojmë atë