Moska: Do të përforcojmë mbrojtjen ajrore siriane pas sulmit amerikan

Bota

Rusia po punon për përforcimin e mbrojtjes ajrore siriane pas sulmit amerikan me predha kundër forcave shtetërore në Siri, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Rusia do të rrisë efektshmërinë e sistemit antiajror duke mbrojtur infrastrukturat kryesore në Siri, në të ardhmen e afërt”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

Rusia kishte njoftuar vitin e kaluar se do të dërgonte sistemin e fuqishëm me predha kundërajror S-300 në Siri, veçanërisht për të mbrojtur portin detar rus në qytetin e Tartus.