Libri “Miqësi e Trazuar” Greqia në kujtimet e ambasadorit, është libri i fundit i ish ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Greqi gjatë viteve 2002-2006 z. Bashkim Zeneli, prezantimi i të cilit do të bëhet në Athinë në datën 21 Dhjetor.
Në libër, autori tregon ngjarje dhe episode nga koha kur ishte në postin e lartë të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Greqisë, takimet me personalitetet më të larta të shtetit grek, takimet mes personaliteteve më të larta të dy vëndeve, ngjarje të përditshme nga jeta e emigrantëve shqiptarë në Greqi etj.
Z. Bashkim Zeneli është lindur në 4 Shkurt 1948 në Shkodër, dhe është dipllomuar për Drejtësi me studime pasuniversitare në gazetari dhe filosofi. Është zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë në dy legjistratura të tij, si dhe ka qënë nënkryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit. Në vitin 1997 emërohet ambasador në Republikën Federale të Gjermanisë ku ka shërbyer për pesë vjet, dhe nga viti 2002 deri në vitin 2006 ka shërbyer si ambasador në Republikën e Greqisë.
Z. Zeneli shërbeu si ambasador në Greqi në një periudhë shumë të rëndësishme për shqiptarët e Greqisë si dhe për marrdhënjet mes dy vëndeve. Ishte periudha kur Greqia kishte marrë organizimin e Lojrave Olimpike 2004, periudha që në Greqi jetonin dhe punonin mbi 800.000 shqiptarë dhe më e rëndësishmja periudha kur shteti helen, u zgjua nga shoku i viteve 90 dhe filloj gradualisht legalizimi dhe integrimi i emigrantëve shqiptarë në Greqi.
Prezantimi i librit do të bëhet ditën e premte 21 Dhjetor ora 18.30 në Hotel Novus. Adresa Karolu 23 në Athinë.