“Miremengjes. Zonja Presidente, kam kënaqësinë t’ju dorëzoj aktin e kabinetit me të cilin rekomandojmë shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve pas katër javësh, kjo është mandatuar nga neni 41, në thelb qeveria e ka shteruar mandatin e saj siç thamë. duhet të jetë dhe këtë e detyron vazhdimësia institucionale e shtetit.
Zgjedhjet janë festë e demokracisë për të pasur një përballje të frytshme argumentesh, qytetarët le të gjykojnë me maturi larg toksiciteteve dhe sjelljeve ekstreme që nuk i përshtaten klimës së përgjithshme dhe nuk janë në harmoni me shoqërinë.
Periudha zgjedhore duhet të jetë një trampolinë për pjesëmarrje maksimale. Sidomos brezi i ri dhe fëmijët që do të votojnë për herë të parë duke marrë pjesë në zgjedhje është një bast për të gjithë ne dhe për të marrë pjesë në vendimet për të ardhmen e tyre në vend që të zgjedhin të abstenojnë. Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit do të vuloset pasditen e sotme”, tha kryeministri.
Nga ana e saj, Presidentja e Republikës mori dosjen me firmat e kabinetit qeveritar dhe uroi “të ketë një periudhë të qetë dhe të frytshme parazgjedhore”.
Dekreti përkatës i Presidentit pritet të hidhet në Kuvend pasditen e së shtunës