“NGA KËRCËNIMI PËR AMERIKËN” RAMA URON TRUMP PËR FITOREN

Bota

Donald Trump është bërë sot padyshim njeriu më i fuqishëm i botës, me fitoren absolute të zgjedhjeve në SHBA.

Urimet nisëm furishëm për Trump edhe pse votat nuk kanë mbaruar së numëruari. Ndër urimet e para për Trump ka qenë dhe i kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti atë një fitore të jashtëzakonshme. Ndërkohë që mes urimit, Rama e ka konsideruar nder që të punonte bashkë me të në mandatin e parë të Trump si President.

Urime për Donald Trump në këtë fitore të jashtëzakonshme Ishte një nder i vërtetë të punoja përkrah Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen mes dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm”, shkruan Rama.
Por, nëse kthehemi pak vite më parë, ka qenë po Kryeministri Rama, i cili ka deklaruar se zgjedhja e Trump si president do ishte kërcënim për SHBA-në. Në një intervistë në vitin 2016, Rama ka deklaruar se Trump përbën një kërcënim real në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Donald Trump është kërcënim për Amerikën dhe pa dyshim është kërcënim për marrëdhëniet shqiptaro amerikane. Do të ishte një President që do t’i bënte dëme të mëdha Amerikës dhe do të ishte kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane,” tha Rama në vitin 2016.