Ngacmoi seksualisht dy nxënëse në zyrën e tij, ndalohet drejtori i shkollës

Aktualitet

Policia e Beratit ka ndaluar një ditë më parë drejtorin e një shkolle. Ky i fundit dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të shkollës në zyrën e tij.

Spas burimeve policore në pranga ka përfunduar drejtori i shkollës ‘Babë Dudë Karbunara’, Yzedin Hajdari 59 vjeç.

Njoftimi i Policisë:
Më datë 24.05.2017, nga Seksioni për Krimet, u bë ndalimi i shtetasit:

Y.H 59 vjeç, banues në Berat, me detyrë drejtor i një shkolle të mesme, pasi dyshohet se në zyrën e tij ka ngacmuar seksualisht 2 nxënëse të shkollës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale ‘’Ngacmim seksual’’ dhe ‘’Shpërdorim i detyrës’’, parashikuar nga nenet 108/a/2 dhe 248 të Kodit Penal.