Njoftim i MEPJ lidhur me kufizimet e shteteve në raport me regjimin e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë

Politika

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes së lirë të udhëtarëve jashtë vendit, me qëllim parandalimin e situatave problematike, informon në kohë reale për çdo ndryshim të këtij regjimi që lidhet me lëvizjen e qytetarëve shqiptarë.

Itali

Dekreti i datës 12 gusht 2020, i Shtetit italian, lidhur me hyrjen në territorin e Italisë, kërkon paraqitjen e testit me rezultat negativ për COVID-19 për udhëtarët nga Malta, Spanja, Greqia dhe Kroacia, link: http://www.salute.gov.it/portale/homeMobile.jsp.

Konkretisht, në disa Rajone të Italisë, për qytetarët të cilët nuk e kanë detyrim sipas Dekretit që të paraqesin testin, autoritetet italiane kanë marrë masa deri më tani, që këtyre pasagjerëve t’u bëhet tamponi (falas) në momentin e mbërritjes në aeroport në mënyrë që të vijojnë më tej drejt destinacionit të tyre. Nga ky moment është i detyrueshëm izolimi në banesë në pritje të përgjigjes së tamponit. Kjo masë është marrë për shtetet që nuk janë të përfshira në Dekret, me qëllim mospërhapjen e virusit COVID-19 në Itali.

Rikujtojmë se dekreti i Qeverisë italiane i datës 7 gusht 2020, shtyn vlefshmërine e masave të marra për të shmangur përhapjen e virusit COVID-19 në territorin e Italisë, deri më datën 7 shtator 2020.

Pra mbeten në fuqi edhe kufizimet e lëvizjes së qytetarëve.

Kategoritë e qytetarëve shqiptarë që mund të udhëtojnë drejt Italisë dhe nga Italia drejt Shqiperisë janë:

–        Lejohet hyrja në Itali e qytetarëve shqiptarë që janë rezidente dhe të pajisur me leje qëndrimi italiane. (mbetet në fuqi detyrimi i izolimit/ karantinimit të mirëfilltë për 14 ditë).

–        Lejohen udhëtimet për qëllime studimore;

–        për nevoja pune të provuara

–        për nevoja shëndetësore të provuara

–        Lejohet të hyjnë në Itali, anëtarët e ngushtë të familjeve të qytetarëve shqiptarë me leje qëndrimi dhe rezidencë Italiane (bashkëshorti/bashkeshortja, fëmijët deri në 21 vjeç, prindërit bashkëjetues, anëtarët e tjerë të familjes të varur për arsye të aftësisë së kufizuar), të provuara me dokumentacionin përkatës.

Të gjithë qytetarët shqiptarë që përmbushin kriteret e mësipërme, mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë edhe me pasaportën e tyre të skaduar brenda vitit 2020. Që të rikthehen në territorin italian duhet të bëjnë më parë, rinovimin e pasaportës në Shqipëri.

Nga data 16 Gusht, në disa rajone të Italisë, është aplikuar kryerja e tamponit për të gjithë qytetarët që mbërrijnë në Itali.

Kinë

Kina, e cila e kishte mbyllur kufirin për shtetasit e huaj më 28 Mars 2020, përmes një udhëzimi të ri, prej datës 10 Gusht 2020, ka lehtësuar procedurat për hyrjen në Republikën Popullore të Kinës për shtetasit nga 36 shtete europiane, mes tyre edhe Shqipëria.

Bazuar në udhëzimin e ri do t`iu lejohet kthimi në Kinë shtetasve të cilët kanë një leje qëndrimi të vlefshme, leje pune si dhe leje të bashkimit familjar. Këta shtetas duhet të aplikojnë për një vizë të re pranë ambasadave kineze pa kosto financiare.

Këshillohet që shtetasit nga Shqipëria të kenë një test negativ për COVID-19, të kryer 5 ditë para datës së mbërritjes në Kinë. Me mbërritjen në Kinë të gjithë shtetasit pa përjashtim do të kryejnë një tjetër test për COVID-19 si dhe do ti nënshtrohen periudhës 14 ditore të karantinës në hotelet e caktuara nga autoritetet kineze në vendin e mbërritjes në Kinë.

Kostot financiare për periudhën e karantinës mbulohen nga vetë shtetasit që hyjnë në Kinë.

Lista e vendeve që pëfitojnë nga udhëzimi i datës 10 Gusht 2020.

Shqipëria, Irlanda, Estonia, Austria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Belgjika, Islanda, Bosnja dhe Hercegovina, Polonia, Danimarka, Gjermania, Franca, Finlanda, Hollanda, Mali i Zi, Republika Czecheke, Kroacia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Rumania, Malta , Norvegjia, Portugalia, Suedia, Zvicra, Serbia, Qipro, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Greqia, Hungaria, Italia, Mbretëria e Bashkuar.

Kuvajt

Shteti i Kuvajtit nuk lëshon asnjë lloj vize për hyrje në Kuvajt deri në një njoftim tjetër. Shtetasit shqiptarë të cilët posedojnë leje qëndrimi kuvajtiane, mund të hyjnë në Kuvajt duke paraqitur testin PCR të bërë 72 orë para mbërritjes në Kuvajt dhe i nënshtrohen karantinës 14 ditë.

Greqi

Shtetasit shqiptarë me pasaportë shqiptare nuk mund të udhëtojnë drejt Greqisë deri në datën 31 gusht. Gjithashtu, në fluturimet nga Tirana në Athinë kërkohet test negativ i Covid (nga data 7-31 gusht), ndërsa në kufirin tokësor (Kakavijë dhe Kapshticë) testi negativ do të kërkohet duke filluar nga data 17 gusht.

Armeni

Armenia nuk lejon hyrjen nga shtetet e tjera përveç shtetasve armenë dhe atyre me leje qëndrimi në Armeni. Shtetasit që hyjnë i nënshtrohen karantinës 14 ditore.

Qipro

Shqipëria hyn në kategorinë C të shteteve me rrezikshmëri të lartë të Covid, e për rrjedhojë shtetasve me pasaportë shqiptare nuk iu lejohet hyrja. Shtetasve që iu lejohet hyrja nga kjo kategori, duhet të kenë kryer testin e COVID-19 para mbërritjes, ose ta bëjnë atë sapo mbërrijnë me shpenzimet e tyre dhe të rrinë në karantimin 14 ditor.

Tunizia

Shqipëria është në kategorinë e kuqe, të shteteve që nuk iu lejohet hyrja në Tunizi. Atyre që për arsye specifike iu lejohet të hyjnë, duhet të kenë kryer testin COVID-19 120 orë përpara, si dhe të karantinohen për 7 ditë në një nga hotelet e caktuara.

Spanjë

Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë për në Spanjë:

  • Kur kanë leje qëndrimi të vlefshme;
  • Kur kanë arsye esenciale, të cilat justifikojnë qëllimin e ardhjes;

Spanja nuk aplikon, deri tani, regjim karantine për shtetasit shqiptarë.

Belgjikë

Për shtetasit shqiptarë të cilët udhëtojnë në Belgjikë (vetëm udhëtime esenciale nëse nuk kanë dokumente qëndrimi), është i detyrueshëm plotësimi i formularit 48 orë përpara udhëtimit dhe karantinimi prej 14 ditësh.

Luxembourg

Në pritje të përgjigjes zyrtare nga auotoritetet.

Mbretëri e Bashkuar dhe Irlandë

Në MB dhe Irlandë, mund të hyjnë nga Shqipëria shtetasit e këtyre vendeve (Irlandë dhe MB) dhe të gjithë shtetasit e tjerë (perfshirë ata shqiptarë) që kanë leje qëndrimi në këto vende.

Të gjithë shtetasit e lartpërmendur, i nënshtrohen karantinimit 14 ditë.

Republika Çeke

Shtetasit shqiptarë nuk mund të udhëtojnë në Republikën Çeke, nëse ata nuk kanë leje qëndrimi në këtë shtet. Nëse një qytetar çek ose një qytetar i huaj (shqiptar) me leje qëndrimi në Republikën Çeke ka vizituar Shqipërinë, në kthim duhet të bëjë/paraqesë testin ose të vetëkarantinohet për 14 ditë.

Suedia, Finlanda, Norvegjia dhe Islanda në vijim të Rekomandimeve të Këshillit të BE, për shtetet anëtare të BE, kanë vendosur zgjatjen e përkohshme të ndalimit të hyrjeve në EU nëpërmjet këtyre vendeve për shtetet jashtë BE/ZEE, përkatësisht:

Suedi: Vendimi për kufizimin e hyrjes është shtyrë deri më 31.08.2020. Nuk zbaton masën e karantinës.

Finlandë: Vendimi për kufizimin e hyrjes është shtyrë deri më 08.09.2020. Është vendosur testimi i detyrueshëm në të gjitha pikat kufitare të hyrjes. Për ata që vijnë nga zona me rrezikshmëri të lartë do të ketë edhe karantinim.

Norvegji: Vendimi për kufizimin e hyrjes është shtyrë deri më 01.10.2020. Zbatohet karantina për personat që vijnë nga zonat me rrezikshmëri të lartë, sipas hartës së publikuar nga ata, përfshirë edhe Shqipërinë.

https://www.regjeringen.no/no/aktuelt/reiserad_forlenges/id2724431/ ​

Islandë: Vizitorët duhet të bëjnë një regjistrim praprak. Është e nevojshme kryerja e testit të Covid dhe sipas zonës ku futen edhe kryerja e karantinës.

Zvicër

Aktualisht hyrja e shtetasve shqiptarë nuk është e lejuar, me përjashtim të rasteve të veçanta, siç mund të jenë emergjencat shëndetësore, familjarë të shtetasve zviceranë apo atyre me rezidencë në Zvicër, etj.

Ndërkohë për shtetasit që kanë të drejtë të udhëtojnë nga Shqipëria në Zvicër, qofshin këta pjesëtarë të diasporës me leje qëndrimi në Zvicër apo shtetas zviceranë të cilët mund të kenë ardhur në Shqipëri për arsye turizmi apo pune, nuk aplikohet karantinimi i detyrueshëm.

Sqarojmë se që prej fillimit të muajit korrik, autoritetet  zvicerane kanë përpiluar një listë me shtetet me rrezikshmëri të lartë infektimi, listë e cila përditësohet periodikisht. Deri më sot, Shqipëria është jashtë kësaj liste, ndryshe nga gjithë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Personat që udhëtojnë nga vendet me rrezikshmëri të lartë kanë detyrimin të vetë-karantinohen për 10 ditë që nga momenti i hyrjes në Zvicër.

Gjermani

Sipas udhëzimeve të MPJ gjermane dhe MB pas hyrjes në Gjermani pas qëndrimit në një zonë rreziku ku përshihet edhe Shqipëria udhëtarët duhet të:

  • vazhdojnë direkt në destinacionin e tyre pas hyrjes në Gjermani;
  • izolohen në shtëpi ose në një akomodim të përshtatshëm;
  • me email ose telefon të njoftojnë autoritetin kompetent, si rregull, Ministrinë e Shëndetësisë në zonën e vendbanimit / akomodimit në landin përkatës.

Ministria Federale e Shëndetësisë ka njoftuar se në të ardhmen e afërt kushdo që arrin në Gjermani nga një zonë e rrezikut do t’i kërkohet t’i nënshtrohet një testi COVID-19.

Procedura dhe masat e zbatimit në nivel landi mund të ndyshojnë nga një land tek tjetri dhe është e nevojshme të kontrollohet paraprakisht faqja zyrtare e secilit land.

Lidhur me rastet kur testet e COVID-19 kryhen në aeroport udhëzimet lidhur me kohën e pritjes së rezultatit dhe karantinimit jepen edhe nga zyrtarët e aeroportit.

Austri

Momentalisht shtetasit shqiptarë nuk mund të udhëtojnë drejt Austrisë dhe situata nuk duket se do të ndryshojë së shpejti. Austria lejon tranzitin si dhe udhëtimin e shtetasve shqiptarë të cilët kanë leje qëndrimi në Austri ose në një nga Vendet Shengen (por jo nëse vijnë nga Suedia, Spanja, Portugalia). Gjithashtu, hyrja nga Shqipëria edhe e shtetasve me leje qëndrimi lejohet nëse personat kanë test negativ, i nënshtrohen karantinimit ose kryejnë testin brenda 48 orëve nga hyrja.

Franca dhe Portugalia nuk lejojnë udhëtimin drejt tyre të shtetasve shqiptarë të cilët nuk janë të pajisur me vizë D të vlefshme apo me leje qëndrimi në këto 2 vende. Përjashtim bëjnë vetëm diplomatët, vizitat zyrtare si dhe punonjësit e transportit apo stafet mjeksore dhe humanitare.

Për kategoritë që lejohet, aktualisht nuk ka detyrim testi të COVID-19 apo karantinim të detyrueshëm për shtetasit shqiptarë në asnjërin nga këto dy vende.

Mali i Zi

Në Mal të Zi shtetasit shqiptarë mund të hyjnë duke paraqitur testin negativ të COVID-19 jo më të vjetër se 48 orë.

Rumani

Rumania për momentin nuk lejon hyrjen e shtetasve shqiptarë që nuk kanë leje qëndrimi apo vizë afatgjatë në Rumani ose në një vend të BE-së. Sipas Vendimit të Qeverisë për zgjatjen e Gjendjes së Alertës, datë 15 korrik 2020, përjashtohen nga ky rregull anëtarët e delegacioneve sportive ndërkombëtare, të cilët marrin pjesë në kompeticione sportive të organizuara në territorin e Rumanisë, sipas ligjeve në fuqi.

Megjithatë, duke qenë se Gjendja e Alertës përfundon në datë 16 gusht, pritet që në ditët në vijim të dalë një vendim i ri i Qeverisë për zgjatjen e Gjendjes së Alertës. Lidhur me këtë, do të informohet mbi rregullat e reja që do të aplikohen.

Gjithashtu, në këto momente, Shqipëria nuk ndodhet në listën rumune të vendeve me risk të lartë epidemiologjik. Për rrjedhojë, nuk është detyrim karantinimi apo vetë izolimi.

Maqedoni e Veriut

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shtetasit shqiptarë aktualisht mund të udhëtojnë pa asnjë detyrim karantinimi apo testi negativ për Covid 19.

Hungari

Personat që vijnë nga vendet e kategorisë së kuqe, ku aktualisht përfshihet edhe Shqipëria, duhet të karantinohen për dy javë në Hungari. Pra, ky rregull nuk ka si kriter shtetësinë e qytetarëve por vendet nga vijnë.

Sa i përket hyrjes apo kalimit tranzit në Hungari, qytetarët shqiptarë duhet të bëjnë një aplikim online te faqja e policisë hungareze.

Linku i aplikimit në gjuhën angleze gjendet si më poshtë:

Pas plotësimit të tij, në adresën e emailit të vendosur nga personi, policia hungareze kthen përgjigje brenda 24 orësh me vendimin e marrë për lejimin apo moslejimin e hyrjes.

Izrael

Në Izrael, me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, është në fuqi karantinimi 14 ditor, për të gjithë udhëtarët (izraelite dhe të huaj), që hyjnë në territorin izraelit.

Bullgari

Nga ana e autoriteteve bullgare është lejuar hyrja e qytetarëve shqiptarë në Bullgari që më 28 korrik 2020 me kushtin e paraqitjes së përgjigjes negative të testit PCR. Përgjigja negative e testit PCR duhet të jetë e përkthyer në gjuhën angleze.

Në rastin e organizatorëve, sportistëve dhe pjesëmarrësve, që udhëtojnë për motive të pjesëmarrjes në kompeticione sportive, që do të zhvillohen në Bullgari, kërkohet pajisja me dokumentacionin përkatës për këtë qëllim nga Ministria respektive e Sportit. Në dokumentacionin e Ministrisë duhet të përcaktohet vendi, ku do të zhvillohet kompeticioni sportiv si dhe lista e pjesëmarrësve. Ky dokumentacion duhet të paraqitet pranë​ autoriteteve kufitare bullgare.

Australi dhe Zelandë e Re

Fluturimet ajrore janë kufizuar maksimalisht për shkak të shpërthimit të një vale të re nga Covid19.

Gjithashtu aeroportet kryesore janë thuajse të mbyllur dhe për ata pak udhëtarë që mbërrijnë në këto vende, është e detyruar karantina prej dy javësh në hotel dhe kryerja e ekzaminimeve laboratorike.

Hollandë

Hollanda (NED) nuk i ka hapur ende kufijtë me shtetasit e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë këtu dhe RSH. Rrjedhimisht për momentin, lejohen të udhëtojnë drejt territorit të Hollandës vetëm shtetas shqiptarë me leje qëndrim hollandez ose të shteteve të tjera të BE, ose shtetas shqiptarë që kanë shtetësi të dytë hollandeze ose të BE.

Gjithashtu, të gjithë personat (pavarësisht shtetësisë) të cilët udhëtojnë drejt Hollandës nga Shqipëria dhe nga vende të tjera të cilat kanë raste infektimi me COVID-19, do të duhet të karantinohen në banesat e tyre për një periudhë 2 javore.

Katar

Duke filluar që nga fillimi i muajit gusht, të gjithë shtetasit e huaj me leje qëndrimi dhe ID katariane, por që për arsye të pandemisë COVID-19, kanë mbetur jashtë Katarit, mund të kthehen në Katar të pajisur me një “Leje Kthimi” që mund të shkarkohet nga Qatar Portal në linkun: https://portal.www.gov.qa/ëps/portal/qsports/home.

Në varësi të vendit nga vijnë dhe faktorë të tjerë, ata do të duhet të shkojnë në karantinë në shtëpi ose karantinë hoteli pas mbërritjes në Aeroportin Ndërkombëtar Hamad.

Në faqen elektronike të Qatar Airëays përditësohet vazhdimisht lista e vendeve me risk të ulët. Shqipëria ende nuk bën pjesë në këtë listë vendesh kështu që udhëtarët nga Shqipëria duhet të jenë të pajisur me testin PCR jo më të vjetër se 72 orë dhe të marrë nga një Laborator mjekësor i licensuar.

Slloveni

Për Slloveninë, Shqipëria sa i përket situatës epidemiologjike të COVID-19, është pjesë e listës së kuqe. Në listën e kuqe, Sllovenia deri në datën 7 gusht ka përfshirë 58 vende.

Në këto kushte, ndaj shtetasve shqiptarë për hyrje, dalje e qëndrim në Slloveni zbatohen kufizimet e rregullat e mëposhtme:

Mund të lëvizet tranzit përmes territorit të Sllovenisë drejt Shqipërisë (nëpërmjet Kroacisë) me pasaportë të vlefshme shqiptare (Sllovenia ka pranuar aktin normativ të qeverisë shqiptare për shtyrjen e vlefshmërisë së pasaportave që u ka kaluar afati gjatë vitit 2020 deri në 31 dhjetor 2020, por jo Kroacia) brenda 12 orësh;

Shtetasit shqiptarë me pasaportë të vlefshme nuk mund të hyjnë në territorin e Sllovenisë, pa patur arsye të veçanta (humanitare, etj.) dhe me miratim paraprak të autoriteteve sllovene dhe/ose të autoriteteve të vendit të destinacionit. Por më parë, me notë Ambasada e Shqipërisë kërkon miratim nga autoritetet sllovene. Të sillet në vëmendje se Sllovenia përfaqëson kufirin e jashtëm të zonës Shengen;

Shtetasit shqiptarë me pasaportë të vlefshme, që vijnë nga Shqipëria dhe janë të pajisur me leje qëndrimi ose pune në Slloveni, lejohet të hyjnë në Slloveni, por janë të detyruar t’i nënshtrohen karantinës 14 ditore. Para hyrjes në territorin e Sllovenisë, në pikat e kalimit kufitar, shtetasit duhet të japin të dhëna të sakta për adresën në Slloveni, si dhe numër telefoni;

Lejohet të lëvizin tranzit në Slloveni, brenda 12 orësh shtetasit shqiptarë, që kanë pasaportë të vlefshme dhe leje qëndrimi ose pune në një vend anëtar të BE-së, apo pjesë e zonës Shengen;

Për FK Tirana, nëse do të ketë udhëtim me destinacion Slloveninë (në drejtim ajror ose tokësor), do të duhet të ketë miratim paraprak nga autoritetet sllovene duke plotësuar këto kushte: emër mbiemër; numër pasaporte; të dhëna për mjetin apo avionin me të cilin udhëtohet; datat e udhëtimit për hyrje e dalje nga territori i Sllovenisë; test për secilin pjesëtar për COVID-19 të realizuar në një vend të BE-së, të ketë rezultuar negativ dhe të jetë kryer jo më parë se 36 orë; konfirmim nga pala pritëse. Në bazë të të dhënave të mësipërme, Ambasada e Shqipërisë me notë kërkon pranë autoriteteve sllovene miratimin e nevojshëm për realizimin e udhëtimit;

Për FK Tirana, nëse do të ketë udhëtim me destinacion një vend të BE-së, ose të zonës Shengen, duke kaluar tranzit në territorin e Sllovenisë, ai mund të realizohet përsëri duke respektuar të gjitha kërkesat e mësipërme dhe me notë drejtuar autoriteteve sllovene përmes Ambasadës së Shqipërisë. Më parë duhet dhënë miratim edhe nga autoritetet e vendit të destinacionit. Nota do të ishte e këshillueshme edhe për mundësimin e kthimit në Shqipëri nëse kalohet tranzit në territorin e Sllovenisë.

Lidhur me udhëtim mbështetësish (tifozësh) të FK Tirana, respektohen të gjitha rregullat e kufizimet e përcaktuara për shtetasit shqiptarë, që vijnë nga Shqipëria, pjesë e listës së kuqe sa i përket situatës epidemiologjike të COVID-19.

Turqi

Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë pa asnjë pengesë dhe nuk ka regjim karantine të detyruar.  Nuk kërkohet test PCR i 48 orëve të fundit.

(Detaje: Në kontaktin e pikës kufitare, në rast se në termometrat termike vërehen shenja të COVID-19, personi që udhëton i nështrohet testit PCR dhe vendoset në një vend të posaçëm deri në rezultatin e tij. Sipas vijimësisë, vazhdon udhëtimi apo kurimi në rast nevoje.)

Azerbajxhan

Rregullat për hyrjen në vend janë më strikte dhe të ndara në kategori. Drejt Azerbajxhanit mund të udhëtojnë:

1) Shtetasit Azerbajxhanas;

2) Ata që kanë leje qëndrimi në këtë vend;

3) Përfaqësuesit diplomatikë dhe familjarët e tyre;

4) Ata që kanë leje pune në vend;

Për ata që janë jashtë kësaj kategorie edhe dëshirojnë të udhëtojnë, me kusht të një ftese nga një shtetas (person) nga Azerbajxhani, duhet të aplikojnë për leje në Kryeministrinë azere.

Karantinë të detyruar nuk ka, por kërkohet testi negativ i PCR i 48 orëve të fundit.

Sugjerohet vetëizolim.

Kazakistan

Për shkak se Kazakistani ende nuk ka rinisur fluturimet me shumë vende, është e ndaluar hyrja për të huajt. Hyrja realizohet vetëm me leje të posaçme nga Kryeministria e vendit.

Nuk ka karantinë. Kusht është testi negativ i PCR i 48 orëve të fundit.

Gjeorgji

Është e ndaluar hyrja për të huajt. Kërkohet Leje e veçantë. Ka karantinë të detyruar.

Bosnje-Hercegovinë

Rregulla të reja për hyrjen në Bosnje-Hercegovinë!

Këshilli i Ministrave i Bosnje Hercegovinës, ka miratuar disa ndryshime mbi “Vendimin për përcaktimin e kushteve shtesë për hyrjen e të huajve në Bosnje Hercegovinë.”

Në përputhje me këtë vendim, ndalimi i hyrjes së të huajve në territorin e Bosnje Hercegovinës nuk do të zbatohet për shtetasit e vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Shengenit, për të gjithë të huajt që kanë një vizë të shumëfishtë Shengen ose vizë të Bashkimit Evropian apo një leje qëndrimi përkatëse në vendet e Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen, si dhe për të huajt që kanë një çertifikatë të testit negativ për virusin SARS-CoV-2, jo më të vjetër se 48 orë, para se të hyjnë në BiH.

Ky vendim ka hyrë në fuqi në datën 16 korrik 2020 dhe është ende në fuqi.

BiH e ka vendosur Shqipërinë në “Zonën e Kuqe”. Shtetasit e Shqipërisë hynë në BiH vetëm nëse kanë një shkak të rëndësishëm, të cilin duhet ta vërtetojnë me anë të një dokumentacioni (ftesë/leje nga pala boshnjake), si dhe duhet të kenë, detyrimisht, certifikatën e testit negativ për virusin SARS-CoV-2, jo më të vjetër se 48 orë, para se të hyjnë në BiH.

Për rastin konkret, për të hyrë në BiH, Ekipi duhet të ketë Ftesën nga pala boshnjake që tregon arsyen se pse do të futet në BiH (ndeshje), si dhe të gjithë personat duhet të kenë me vete certifikatën e testit negativ për virusin SARS-CoV-2, jo më të vjetër se 48 orë.

Republika e Kroacisë

Kushtet e hyrjes në Republikën e Kroacisë duke patur parasysh masat e marra në vend mbi COVID-19

  1. Nëse të huajt nuk e kanë nënshtetësinë e një Shteti Anëtar të BE / EEA-së ose vendeve të sipërpërmendura, as nuk kanë leje-qëndrimi në ato vende dhe udhëtojnë nga një vend jo anëtar për shkak të arsyeve urgjente personale, duhet të dëshmojnë arsyen e tyre për hyrjen në Republikën e Kroacisë pas mbërritjes në pikën kufitare e cila mund të jetë:
  • arsye personale urgjente – është e nevojshme të paraqitet dokumentacioni i vlefshëm për shembull në rast të:

– shkuarjes në një funeral (p.sh. çertifikata e vdekjes, nekrologjia)

– shkuarjes në një trajtim ose shoqërimin e personit që shkon për një trajtim (p.sh. thirrja mjekësore, konfirmimi i një ekzaminimi mjekësor / dentar të planifikuar, rekomandimi i mjekut)

  • nëse jeni pronar ose qiramarrës (vlen edhe për qiramarrësit) e pasurive të patundshme, sendeve të luajtshme ose anijes detare (anije, jaht, etj.)
    Në Republikën e Kroacisë, kontrolli kufitar në pikën kufitare të Kroacisë duhet të shoqërohet duke paraqitur dokumentacionin që vërteton pronësinë e pasurive të paluajtshme /luajtshme në Republikën e Kroacisë (p.sh. akti i kontratës); anëtarëve të familjes së pronarit do të lejohet të hyjnë pasi të paraqesin një dokument të vlefshëm nga i cili është e dukshme lidhja farefisnore me pronarin.

Për këta persona është përcaktuar një masë karantinë / izoluese me mbikëqyrje shëndetësore për 14 ditë, me mundësinë e shkurtimit të kohëzgjatjes në 7 ditë, nëse një person kryen testin me shpenzimet e tij shtatë ditë pas hyrjes në Kroaci dhe merr një rezultat negativ të testit PCR për SARS-CoV-2.

  1. Nëse të huajt që nuk kanë shtetësinë e një Shteti Anëtar të BE / EEA ose vendeve të lartpërmendura, ose që nuk kanë rregulluar qëndrimin në ato vende, dëshirojnë të hyjnë në Republikën e Kroacisë për shkak të:
  • Arsyeve të biznesit ose interesi ekonomik i Republikës së Kroacisë – është e nevojshme të paraqisni dokumentacionin që vërtetojnë arsyen e biznesit për të vizituar Republikën e Kroacisë ose interesin ekonomik të Republikës së Kroacisë, siç është një ftesë për një takim të një entiteti ekonomik nga Republika e Kroacisë, dëshmi e anëtarësimit në një bord, dëshmi e pronësisë ose aksionit të bashkëpronësisë në një kompani të regjistruar në Republikën e Kroacisë, dokumentacion mbi detyrimin e biznesit të rënë dakord me një person fizik ose juridik etj.
  • Arsye turistike – është e nevojshme të paraqitet një konfirmim për akomodimin me pagesë në një nga objektet e akomodimit në Republikën e Kroacisë (kontratë qiraje ose pagesa të shumëfishtë të një kampi, kontratë për qëndrim të përhershëm në një port detar të turizmit, etj.) dhe
  • Edukimi – është e nevojshme të paraqitet një dëshmi e arsimit / studimit (p.sh. indeksi, certifikata e një institucioni arsimor, etj.).

Këta persona nuk i nënshtrohen masës së karantinës/ vetëizoluese nëse paraqesin një rezultat PCR negativ të një tamponi për SARS-Cov-2 në pikën e kalimit kufitar, i cili nuk është më i vjetër se 48 orë (duke llogaritur nga koha e marrjes së tamponit për të arritur në pikën kufitare).

Nëse shtetasit e vendeve të treta kanë një provë më të vjetër se 48 orë kur hyjnë në Kroaci, ata do të lejohen të hyjnë në Kroaci, megjithatë, ata do të jenë të detyruar të vetë-izolohen dhe të ri-testojnë veten në Kroaci me shpenzimet e tyre. E mësipërmja mund të zbatohet edhe për pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit në jahte.

Personat që nuk paraqesin një rezultat PCR negativ i nënshtrohen një mase të detyrueshme 14-ditore karantinë / izolim.

Personat që hyjnë në Republikën e Kroacisë pa detyrimin e karantinës / izolimit të tyre janë të detyruar të ndjekin udhëzimet dhe rekomandimet e Institutit Kroat të Shëndetit Publik gjatë 14 ditëve të para të qëndrimit.

Për të shkurtuar procedurën në pikën e kalimit kufitar, ju këshillojmë ta plotësoni njoftimin paraprakisht në https://entercroatia.mup.hr.

Sllovaki

Shtetasit shqiptarë, ashtu si dhe gjithë BP, janë të detyruar të futen në vetë izolim për dy javë në Sllovaki. Ministria e Jashtme Sllovake ka publikuar listën e “low risk countries and territories”, miratuar nga Shtabi Qendror i Krizave i Republikës Sllovake, ku ndër të tjera, jepen kufizimet e udhëtimit për mbrojtjen nga COVID-19. ​Në përputhje me Masën e Autoritetit të Shëndetit Publik të Republikës Sllovake, të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës Sllovake nga 6 korriku 2020 dhe që kanë vizituar një vend që nuk konsiderohet të jetë një “shtet me rrezik të ulët nga pikëpamja epidemiologjike gjatë 14 ditëve të mëparshme, janë të urdhëruar të qëndrojnë në izolim në shtëpi (vetë-izolim) derisa të marrin rezultatin negativ të testit RT-PCR për COVID-19. 

Në këtë rast personi është i detyruar të kontaktojë Autoritetin Rajonal të Shëndetit Publik kompetent (me telefon ose në mënyrë elektronike) dhe t’i nënshtrohet testit të COVID-19 jo më herët se në ditën e pestë të vetë-izolimit. Gjatë periudhës së vetë-izolimit, ky izolim u porositet edhe personave që jetojnë në një familje me personin e izoluar.

Lista e “vendeve dhe territoreve me rrezik të ulët” nga pikëpamja epidemiologjike në lidhje me COVID-19

Australi; Austri; Belgjikë; Kroaci; Kinë; Qipro; Republika Çeke; Danimarkë; Estoni; Ishujt Faroe (territori autonom brenda Mbretërisë së Danimarkës); Finlandë; Francë; Gjermani; Greqi; Islandë; Irlandë; Itali; Japoni; Lihtenshtajn; Lituani; Letoni; Hungari; Maltë; Monako; Hollandë; Zelanda e Re; Norvegji; Poloni; Sllovenia; Korea e jugut; Spanjë; Zvicër; Mbretëria e Bashkuar;

Rusi

  • Është hequr izolimi 15 ditor për ata që udhëtojnë me avion drejt Rusisë;
  • Diplomatët që vijojnë me avion duhet të paraqesin vërtetim mjekësor për testin e kryer (jo më parë se 72 orë) që vërteton se nuk janë me COVID;
  • Në mungesë të vërtetimit në fjalë brenda 3 ditëve ky vërtetim duhet marrë në një laborator rus;
  • Për zyrtarët që vijnë me mjete të tjera transporti- mbetet vetëizolimi;

Danimarkë

Sa i takon rregullave në Danimarkë, Shqipëria hyn në listën e vendeve të ndaluara. Kjo do të thotë se vetëm persona me një arsye të cilësuar ‘të vlefshme’ mund të hyjnë, dhe sipas disa kushteve specifike.

Duke qenë se shumë prej rasteve të lejuara përfshijnë si kusht një testim paraprak​ të COVID-19 të kryer jo më gjatë se 72 orë para udhëtimit, nuk ka kusht karantinimi.

Rasti i Klubit të Futbollit mund të hyjë në Grupin A, Pika 2- personi do të marrë pjesë në një takim biznesi/pune (shih listën më poshtë).

Por kjo vlen në rast se kanë një ftesë nga një institucion/organizatë/shoqatë daneze. Në këtë rast, instanca që ka bërë ftesen duhet të interesohet tek autoritetet daneze për kushtet e këtij organizimi, pasi nuk ka informacione për raste të tilla specifike.

Si më poshtë gjeni listën e plotë të arsyeve ‘të vlefshme’ sipas autoriteteve daneze:

  1. Pune, Biznes, Studime:
  2. personi është i punësuar këtu

2.personi do të marrë pjesë në një takim biznesi/pune

  1. personi do të ofrojë shërbime ose transporton mallra (hyrje/dalje nga DK)
  2. personi është detar, staf i një mjeti ajror, diplomat etj.
  3. personi ka një interviste pune
  4. personi është student në Danimarkë
  5. personi do të bëjë një trajnim të detyrueshem si pjesë e kurrikulumit
  6. personi do të marrë pjesë në një program gjimnazi ‘folk’

9.personi do të punojë si ‘au pair’

  1. Çështje private

1.personi është partner, prind, fëmijë, vëlla/motër i një rezidenti në DK

2.personi është bashkëshorti, bashkëjetuesi ose fëmija i një qytetari me shtetësi daneze, por rezident jashtë Danimarkës dhe hyjnë në Danimarkë bashkë

3.personi ka kohën për përkujdesjen ndaj një minoreni (e vlefshme për prindërit e minorenit)

4.personi është kujdestari primar i një minoreni (primary caregiver)

5.personi është famijar ose partner i një personi të sëmurë rëndë në DK

6.personi do të marrë pjesë në lindjen e fëmijës

7.personi do të vazhdojë trajtimin mjekësor në një institucion shendetësor

8.personi do të marrë pjesë në një funeral

  1. Çështje ligjore

1.personi do të marrë pjesë në një procedure ligjore

2.personi ka punë urgjente në një Ambasadë ose Konsullatë të gjendur në DK

Për më shumë informacion, linku si më poshtë:

Poloni

Ka ndryshuar regjimi dhe qytetarët nga Shqipëria nuk lejohen të hyjnë më në Poloni, bazuar në regjimin aktual, si rezulat i ndikimeve te pandemisë.

Estoni

Udhëtimi për në Estoni është i mundur për personat e mëposhtëm:

  1. Qytetarët Estonezë dhe familjarët e tyre. Qytetarëve dhe banorëve të Estonisë iu lejohet hyrja, pavarësisht nëse shfaqin ose jo simptoma të sëmundjes.
  2. Qytetarë dhe banorë të Bashkimit Evropian, zonës Shengen, Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Andorra, Monako, San Marino dhe Vatikan, dhe individë me vizë të qëndrimit afatgjatë dhe familjarët e tyre nëse nuk tregojnë simptoma.
  3. Banorët e Australisë, Kanadasë, Gjeorgjisë, Japonisë, Zelanda e Re, Ruanda, Koresë së Jugut, Tajlandës, Tunizisë dhe Uruguajit, nëse nuk tregojnë simptoma.
  4. Banorët, individë me vizë me qëndrim afatgjatë pa marrë parasysh shtetësinë e tyre që mbërrijnë në Estoni nga një vend i Bashkimit Evropian ose një vend Shengen ose nga Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlanda Veriore, nëse nuk tregojnë simptoma.
  5. Qytetarët e shteteve të huaja pa simptoma që vijnë në Estoni nga shtetet që nuk përmenden më lart për punë ose studime. Pas mbërritjes ata janë subjekt i kufizimit 14-ditor të lirisë, që do të thotë se:
    1. punëdhënësi ose institucioni arsimor duhet të sigurojë transportin për të punësuarin ose studentin me ardhjen e tyre në Estoni dhe të sigurojë që ata të respektojnë kufizimin e detyrueshëm 14-ditor të lirisë së lëvizjes;
    2. punëdhënësi ose institucioni arsimor siguron që punonjësi ose studenti i nënshtrohet dy testeve SARS-CoV-2. Testi i parë duhet të administrohet me ardhjen e tyre dhe i dyti në ditën e 14 pas mbërritjes së tyre;
    3. punonjësi dhe studenti nuk lejohen të fillojnë punën dhe studimet përkatësisht për 14 ditët e para pas mbërritjes së tyre në Estoni;
    4. punonjësi dhe studenti mund të fillojnë punën dhe studimet përkatësisht nga dita e 15-të nga mbërritja e tyre me kushtin që testi i tyre i dytë koronavirus SARS-CoV-2 ishte negativ.

Një përjashtim nga kufizimi i detyrueshëm i lirisë së lëvizjes vlen për hyrjen në Estoni për individët vijues që nuk tregojnë simptoma:

  1. një punonjës i një përfaqësie diplomatike ose zyre konsullore të një vendi të huaj në Estoni ose anëtarët e familjes së tyre, ose një shtetas i huaj që arrin në Estoni me qëllim të bashkëpunimit ushtarak ndërkombëtar;
  2. individë pa simptoma dhe të përfshirë drejtpërdrejt në transportin e mallrave dhe lëndëve të para, përfshirë ngarkimin e mallrave ose lëndëve të para;
  3. individë pa simptoma që ofrojnë shërbime mjekësore ose shërbime të tjera thelbësore për zgjidhjen e urgjencës;
  4. individë pa simptoma dhe të përfshirë direkt në transportin ndërkombëtar të mallrave dhe pasagjerëve, përfshirë stafin e shërbimit ose anëtarët e ekuipazhit të mjeteve ndërkombëtare të transportit dhe individët që kryejnë riparime, garantojnë riparime ose punë mirëmbajtjeje në mjetet e transportit;
  5. individë pa simptoma që ofrojnë shërbime për grupe turistike dhe të përfshirë direkt në ofrimin e shërbimeve të transportit të pasagjerëve;
  6. individë pa simptoma që mbërrijnë në Estoni me qëllim të sigurimit të vazhdimit të shërbimeve jetësore;
  7. individë pa simptoma të mbërritura në Estoni për një kompani me qendër në Estoni për të kryer punime të mirëmbajtjes së pajisjeve ose për riparime, garantojnë riparime ose punë të ITC nëse është e nevojshme për të siguruar funksionimin e vazhdueshëm të kompanisë;
  8. një shtetas i huaj për qëllime të tranzitit të menjëhershëm përmes Estonisë në rrugën e tyre për në vendin e tyre të banimit;
  9. një shtetas i huaj me leje të veçantë nga Policia dhe Bordi i Rojeve Kufitare për të hyrë në vend

Lituani

Hyrja e të huajve në Republikën e Lituanisë mbetet e ndaluar, përveç:

  1. shtetasve të vendeve të Zonës Ekonomike Evropiane, Konfederatës Zvicerane dhe të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore dhe personave që banojnë me ligj në këto vende, të cilët mbërrijnë nga këto vende. Incidenca e COVID-19 (infeksioni koronavirus) në vendin ku ata banojnë në mënyrë të ligjshme, nuk duhet të ketë tejkaluar 25 raste/100 000 popullsi në 14 ditët e fundit kalendarike. Lista e vendeve të tilla do të miratohet dhe bëhet publike çdo të hënë nga Komandanti Shtetëror i Operacioneve Kombëtare të Urgjencës.
  2. të huajt që mbajnë një dokument që konfirmon të drejtën e tyre për të banuar në Republikën e Lituanisë, ose në respekt të të cilave Departamenti i Migracionit në varësi të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Lituanisë ka miratuar një vendim për lëshimin e një dokumenti që konfirmon të drejtën e qëndrimit në Republikën e Lituanisë, dhe të huajt që janë anëtarë të familjes (prindër (prindër birësues), fëmijë (fëmijë të birësuar), bashkëshortë dhe kujdestarë) të shtetasve të Republikës së Lituanisë dhe të huajve që mbajnë një dokument që konfirmon të drejtën e tyre për të qëndruar përgjithmonë në Republikën e Lituanisë;
  3. të huajt që kanë vizë kombëtare të Republikës së Lituanisë, ose në respekt të të cilave Departamenti i Migracionit në varësi të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Lituanisë ka miratuar një vendim për lëshimin e vizës kombëtare;
  4. të huajt që banojnë me ligj në vendet që nuk janë renditur më lart dhe që janë përfshirë në listën e vendeve të treta në nivelin e BE-së, për banorët e të cilëve kufizimi i përkohshëm i udhëtimeve jo thelbësore në BE duhet të ngrihet në kufijtë e jashtëm, përveç nëse incidenca e sëmundjes COVID-19 (infeksioni koronavirus) në këto vende nuk i plotëson kriteret e incidencës të specifikuara më lart;
  5. personat që gëzojnë imunitete dhe privilegje sipas Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike (1961), Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore (1963) dhe nën marrëveshje dhe legjislacione të tjera ndërkombëtare të Republikës së Lituanisë, anëtarët e familjes së tyre dhe personeli i tyre i shërbimit, gjithashtu anëtarë zyrtar dhe delegacionet;
  6. personat që shërbejnë në njësitë ushtarake të vendeve të NATO-s dhe të NATO-s dhe personeli i tyre i shërbimit, gjithashtu anëtarët e familjes së tyre;
  7. anëtarët e ekuipazhit, të cilët janë të punësuar në ndërmarrje lituaneze të angazhuar në transport tregtar ndërkombëtar, ose që kryejnë transport ndërkombëtar me të gjitha mjetet e transportit;
  8. profesionistë shëndetësorë që vijnë në Republikën e Lituanisë për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor;
  9. atletë me performancë të lartë, specialistë të sporteve dhe aktiviteteve fizike me performancë të lartë, instruktorë të sporteve me veprimtari të lartë dhe aktivitet fizik dhe familjarët e tyre, të cilët vijnë në Republikën e Lituanisë me lejen e Ministrit të Arsimit Shkencës dhe Sporteve të Republikës së Lituanisë për përgatitjen dhe pjesëmarrjen në garat atletike me performancë të lartë;
  10. artistë që vijnë në Republikën e Lituanisë me lejen e Ministrit të Kulturës të Republikës së Lituanisë për pjesëmarrjen në ngjarje artistike profesionale, dhe personelin e tyre të shërbimit;
  11. gazetarët që vijnë në Republikën e Lituanisë me lejen e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Lituanisë;
  12. raste të tjera të jashtëzakonshme, kur të huajt lejohen të hyjnë në Republikën e Lituanisë në bazë të lejes individuale nga një ministër që ka juridiksionin në fushën përkatëse, dhe hyrja e të cilit është aprovuar nga Qeveria.

Çdo javë, Lituania boton një listë të vendeve të prekura (me infeksion koronavirus (COVID-19) Shkalla e incidencës së më shumë se 16 raste për 100,000 popullatë gjatë 14 ditëve të fundit). Lista përfshin vendet kryesisht jashtë Bashkimit Evropian dhe Zonës Ekonomike Evropiane (EEA). Hyrja e të huajve në Republikën e Lituanisë nga këto vende do të kufizohet vetëm për raste të jashtëzakonshme dhe ata që do të hyjnë në Lituani do të jenë subjekt i izolimit 14-ditor.

Lista:http://koronastop.lrv.lt/en/neës/turkey-added-to-canada-removed-from-the-list-of-countries-most-affected-by-the-coronavirus-infection;

Letoni

Rregullat për izolimin, distancimin shoqëror, transportuesit ndërkombëtarë të udhëtarëve dhe kategoritë e njerëzve që lejohen të kalojnë kufijtë e jashtëm të Letonisë nga vendet e treta parashikohen me Rregulloren e Kabinetit të Ministrave Nr.360 mbi Masat Epidemiologjike të Sigurisë për Përmbajtjen e Përhapjes së COVID -19 Infeksion, miratuar më 9 qershor 2020.

Nga 10 qershori 2020, lëvizja e personave dhe automjeteve përmes pikave kufitare të kufirit të jashtëm të Bashkimit Evropian nga / në vendet e publikuara në faqen e internetit të Qendrës në të cilën është regjistruar përhapja e tillë e infeksionit COVID-19 që mund të shkaktojë ndalohet një kërcënim serioz për shëndetin publik, përveç transportit të mallrave.

Ndalimi i përmendur në Paragrafin 36 të kësaj rregulloreje nuk zbatohet për:

37.1. shtetasit e Republikës së Letonisë dhe anëtarët e familjes së tyre, vendbanimi i të cilëve është jashtë vendit, dhe gjithashtu të huajt që, duke kaluar territorin e Republikës së Letonisë në tranzit, po kthehen në vendin e vendbanimit të tyre të përhershëm;

37.2. shtetasit e Bashkimit Evropian, Zonës Ekonomike Evropiane, dhe Zvicrës dhe anëtarët e familjes së tyre, si dhe personat që banojnë përgjithmonë në këto vende me qëllim që të kthehen në vendin e tyre të banimit, përfshirë në Republikën e Letonisë, duke kaluar territorin e Republika e Letonisë në tranzit;

37.3. punonjësit e transportit dhe ofruesve të shërbimeve të pasagjerëve, ekuipazhet e transportit të anijeve të transportit teknik, të cilët mbërrijnë në Republikën e Letonisë ose dalin nga ajo pas përmbushjes së detyrave të punës;

37.4. bartja e udhëtarëve të përmendur në nën-paragrafët 35.1, 35.1.1, 35.2, 35.3 dhe 35.4 të kësaj rregulloreje;

37.5. detarë që duhet të arrijnë vendin e tyre të punës në anije ose duhet të kthehen nga ai;

37.6. të huajt nevoja për sjelljen e të cilëve për përmbushjen e zotimeve të tregtarëve në Letoni është vërtetuar nga Agjencia e Investimeve dhe Zhvillimit e Letonisë në bazë të kritereve të përmendura në Paragrafin 59 të kësaj rregulloreje;

37.7. diplomatët e huaj dhe anëtarët e familjes së tyre që po kalojnë territorin e Republikës së Letonisë në tranzit për kryerjen e funksioneve zyrtare, dhe gjithashtu mbajtësit e pasaportës diplomatike të Republikës së Letonisë, nëpunësit civilë dhe punonjësit e shërbimit diplomatik dhe konsullor dhe anëtarët e familjes së tyre që kthehen nga vendi i tyre i shërbimit ose që duhet të shkojnë në vendin e tyre të shërbimit;

37.8. shtetasit e Letonisë që janë anëtarë të delegacioneve zyrtare ose që duhet të shkojnë në vendin e tyre të punës brenda kornizës së një projekti ndërqeveritar;

37.9. studentë të programit me kohë të plotë dhe shkëmbimi, nëse një institucion i arsimit të lartë ose kolegj ka lëshuar një vërtetim me shkrim për matricën e studentit dhe organizimin e studimeve në vend;

37.10. atletët dhe punonjësit e sportit dhe gjithashtu përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare sportive, ardhja e të cilëve në territorin e Republikës së Letonisë është e lidhur me pjesëmarrjen si një person i akredituar në një ngjarje sportive ndërkombëtare të organizuar nga një federatë sportive e njohur në përputhje me procedurat e përcaktuara nga Ligji i Sportit ose një anëtar i tij nëse personi i lartpërmendur mund të paraqesë një dokument që ata i janë nënshtruar testimit laboratorik për diagnostikimin e COVID-19 jo më herët se tre ditë para mbërritjes në territorin e Republikës së Letonisë dhe ka rezultuar negativ.

Kufizimet e udhëtimit dhe kërkesat e izolimit të parashikuara në këtë rregullore nuk do të zbatohen për:

3.1. punonjësit e misioneve diplomatike dhe konsullore të huaj, organizatat ndërkombëtare dhe përfaqësimet e tyre që janë të akredituar në Letoni dhe anëtarët e familjes së tyre;

3.2. zyrtarët e shteteve të huaja dhe organizatat ndërkombëtare dhe delegacionet e tyre që mbërrijnë në Letoni me një ftesë të Presidentit, Saeima, Kabinetit ose anëtarit të tij, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës Supreme ose Zyrës së Kontrollit Shtetëror;

3.3. korrierët diplomatikë të Letonisë ose vendeve të huaja ose korrierët diplomatikë ad hoc të cilët paraqesin një dokument zyrtar që tregon statusin e tyre dhe numrin e parcelave në çantën diplomatike;

3.4. mbajtësit e pasaportës diplomatike të Republikës së Letonisë, personelit teknik që i shoqëron ata, dhe nëpunësit civilë dhe punonjësit e shërbimit diplomatik ose konsullor kur kryejnë funksionet zyrtare.

Ukrainë

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar listën e vendeve “jeshile” dhe “të kuqe”: Personat që vijnë në Ukrainë nga vendet “jeshile” mund të lëvizin lirisht në territorin e Ukrainës, ndërsa ata që vijnë nga vendet “e kuqe” (ku ben pjese edhe Shqiperia) janë të detyruar për të qëndruar në izolim për 14 ditë ose për të bërë një test.

Gjithashtu, qytetarët e huaj duhet të kenë patjetër siguracion shëndetësor. Ndërsa, për vetë-izolimin duhet të shkarkojnë aplikacionin në vijim: App store: