OKB: Trump president përbën rrezik ndërkombëtar

Bota

tramp i rrezikshëm

Endri FARKA / Videot shqetësuese të Donald Trump e bëjnë atë të rrezikshëm ndërkombëtarisht, thotë Shefi i të Drejtave Humane të OKB-së.

Komisioneri i Lartë Zeid Raad Al-Hussein citoi komentet e Trump mbi përdorimin e torturës dhe sjelljen e tij nddaj komuniteteve në nevojë. Fushatat e kandidatit republikan është shoqëruar me një numër të madh komentesh kontroverse. Vërejtjet e fundit shkuan ndaj komenteve për femrat për një video që u bë publike javën e kaluar. Brenda natës, Presidenti Barack Obama, gjatë një konference për shtyp dënoi komentet e Donald Trump duke thënë: “Fjalët që ai thotë nuk do të tolerohehsin as në një vend të thjeshtë pune e jo më të jetë President i SHBA-së” Shefi i OKB-së, Hussein tha: “Nëse Trump zgjidhet në bazë të atyre se çfarë ka thënë deri tani, nuk ka dyshim që përbën rrezik ndërkombëtar”