Operacion policor në Gjermani pas një kërcënimi

Rajoni

Dje policia e Gjermanisë ka bërë një operacion në një qendër tregëtare të qytetit Essen në Gjermani Perëndimore, që u mbyll për shkak të një kërcënim sulmi.

Policia gjermane njoftoi se ka përfunduar operacioni pas marrjes së informacionit në lidhje me një sulm të mundshëm në mbrëmjen e ditës së shtunë në qytetin e Offenburg në Gjermani jugperëndimore. Policia ka forcuar masat e sigurisë në qendër të qytetit dhe të transportit publik, dhe njoftoi se një nga objektivat e mundshme të sulmit ishte një klub nate. Gjermania gjëndet në rritje të një alarmi pas sulmeve nga terroristët islamikë në Francë dhe Belgjikë, por edhe pas sulmit terrorist që ndodhi në Berlin në tregun e Krishtlindjes më 19 dhjetor, ku u vranë 12 persona