Në kuadër të operacionit të koduar “Horizont”, policia e Lezhës ka sekuestruar 190 kilogramëve kanabis sativa dhe ka bërë të mundur arrestimin e katër personave.
Nga operacioni i një dite më parë, i shtrirë në të gjithë qarkun, mësohet se janë goditur dy raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Në një automjet të tipit “Opel”, në Kurbin, në vendin e quajtur Fushë-Mamurras, janë sekuestruara 153.5 kilogramë lëndë narkotike e paketuar.
Kjo bëri që policia të arrestojë në kushtet e flagrancës tre të dyshuar, Agron Prelaj, 40 vjeç, banues në Tiranë dhe Albert Haxhia, 27 vjeç, banues në Tiranë dhe Lek Lari, 40 vjeç, banues në Krujë.
Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale A. M., 42 vjeç, banues në Tiranë i dyshuar si bashkëpunëtor dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar.
Në vazhdim të operacionit, në fshatin Mërqi është sekuestruar 36.5 kilogramë marijuanë pas kontrollit të ushtruar në banesën e Zef Lekaj, 57 vjeç, banues në Lezhë, i cili është vendosur në pranga si poseduesi i lëndës narkotike.
Mësohet se materialet në ngarkim të të arrestuarve i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike.