Itali, sekuestrohen 2.2 tonë marijuanë

840

Një sasi droge prej 2.2 tonë, e cila vinte nga Shqipëria është sekuestruar nga policia italiane.

Lidhur me këtë, mediat vendase raportojnë se sekuestrimi i kësaj sasi droge ka ardhur pas një operacioni të zhvilluar në bregdetin e komunës së Garganos në rajonin e Puglias.

Ndërkohë policia ka sqaruar se në bordin e në gomoneje, e cila ishte e braktisur pak metra larg bregut, janë zbuluar 57 pako me marijuanë, e cila kishte një peshë totale rreth 2.2 tonë.

Mjeti lundrues në të cilin u gjet sasia e lëndës narkotike ishte i gjatë 8 metra dhe ishte i pajisur me  dy motor prej 200 kuaj fuqi.

Ndërkohë mediat vendase raportojnë droga është kapur më 17 maj dhe vlera që droga e kapur ka në treg shkon rreth 20 milionë euro.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: