Paga e deputetit në Shqipëri bëhet sa 39-fishi i pensionit minimal. Ja sa është në Gjermani, Norvegji, Itali…

Aktualitet

Me votimin e sotëm për të rritur pagën e tyre deputetë dhe ministra të Republikës së Shqipërisë thyejnë një rekord të ri në raport me votuesin e tyre.

Tashmë, paga e deputetit në Shqipëri do të bëhet sa 39-fishi i pensionit minimal dhe 21-fishi i pensionit mesatar në qytet.

Për krahasim paga e deputetit në Itali është sa 8-fishi i pensionit minimal, në Norvegji sa 9-fishi i pensionit minimal, kurse në. Gjermani sa 10-fishi i pensionit mesatar.

Nuk duhet heshtur këtë hap të pamoralshëm, cinik, arrogant. Një turp i madh, mbi një shoqëri që tashmë e kanë shokuar dhe paralizuar me padrejtësi nga të gjitha anët.