45-vjeçari shqiptar 85% invalid – kërkon të lirohet me kusht

Greqi

Erdhi në Greqi për një jetë më të mirë, por në punë i është prerë krahu i majtë sipër bërrylit dhe këmba e majtë sipër gjurit në vitin 1998, kur mbeti viktimë e një aksidenti me vinç në Thiva dhe ishte në gjendje kome prej 45 ditësh.

Nuk u bë asgjë, nuk u dëmshpërblye sipas ligjit, por mbeti invalid për gjithë jetën. Baba i dy fëmijëve me nënshtetësi greke dhe grua të sëmurë, sot ndodhet pas hekurave.

Sot ai ndodhet në paraburgim në burgun Koridallos

Prej tre muajsh, 45-vjeçari H.G ndodhet në paraburgim të përkohshëm në burgjet e Korydallos, pavarësisht se ka një paaftësi të konstatuar 85%, sipas Qendrës së Çertifikimit të Aftësisë së Kufizuar dhe nuk është dënuar.

Ai kërkon të lirohet me kusht në pritje të gjykimit për bashkëpunim në katër vjedhje si shofer, duke theksuar se lirimi me kusht parashikohet me ligj edhe për të dënuarit me paaftësi mbi 67%, të cilët shpallen fajtorë për vepra më të rënda se sa ai akuzohet për.
I burgosuri nuk konsideron se një transferim i mundshëm në spitalin e Korydallos “Agios Pavlos” do t’ia lehtësonte jetën, pasi nuk vuan nga ndonjë sëmundje patologjike, por nga mungesa e një këmbë dhe dore, ku dhe shpreson se do të gjendet një zgjidhje, pasi rasti i tij është i njohur për Sekretariati i Përgjithshëm i Politikës Antikriminale të Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit.