PASPORTAT ME TË MIRA DHE MË TË KËQIJA NË BOTË

Bota Ekonomi Showbiz Sociale

Singapori ka pasaportën më të mirë në botë, pasi mbajtësit e saj mund të udhëtojnë pa viza në 195 vende, më shumë se qytetarët e çdo vendi tjetër. Kjo është sipas renditjes së pasaportave më të fuqishme në botë për vitin 2025, të publikuar nga Henley Passport Index.

Indeksi, i krijuar nga Henley & Partners, ka monitoruar 227 vende dhe rajone në mbarë botën për 20 vjet.

Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja janë në vendin e tretë, së bashku me Finlandën dhe Korenë e Jugut, me akses në 192 destinacione pa viza.

Në vendin e katërt shtatë vende të BE-së, secila me akses pa viza në 191 destinacione. Këto janë Austria, Danimarka, Irlanda, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia dhe Suedia.

Në vendin e pestë janë pesë vende – Belgjika, Zelanda e Re, Portugalia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar – të cilat kanë akses pa viza në 190 destinacione.

Greqia ndan vendin e gjashtë me Australinë, duke pasur akses në 189 destinacione.

Në vendin e fundit është Afganistani, me akses pa viza në vetëm 26 destinacione. Siria është në 105 (me 27 destinacione) dhe Iraku është në 104 (me 31 destinacione).

Pasaportat më të mira

Singapor (195 destinacione)

Japonia (193)

Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Finlanda, Koreja e Jugut (192)

Austri, Danimarkë, Irlandë, Luksemburg, Holandë, Suedi, Norvegji (191)

Belgjika, Zelanda e Re, Portugalia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar (190)

Greqia, Australi (189)

Kanada, Poloni, Maltë (188)

Hungari, Republika Çeke (187)

Estonia, Shtetet e Bashkuara (186)

Lituani, Letonia, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe (185)