PENSIONET ME GREQINË PËRPJEKJE PREJ 20 VITESH, POR ENDE JO.

Greqi

Dy vite më parë u duk sikur këtë radhë ky problem me një mirëkuptim të plote po trajtohej pas përpjekjesh te mëdha, por qe nga ajo kohë ka vetëm heshtje. Fakti është se problemi ka qëndruar atje edhe ku kishte filluar në takimet e fundit te ndërsjellta midis dy vendeve.

 

 

Shqipëria nga ana e saj ka berë përpjekje qe nga viti 1998, por nga pala greke ka patur vetëm kundërshtime dhe refuzime për të ulur ndjeshëm këto negociata midis dikastereve të Sigurimeve Shoqërore.

Për hir të vërtetës pala shqiptare e ka gati grupin e punës, por nga pala greke ende pritet qe të ngrihet grupi i punës.

Pra pala shqiptare është gati ndërsa nga vendi fqinje shihet ende një zvarritje e pajustifikuar. Nga ana e ekspertëve flitet se pala pala greke është gati atëherë brenda nje 6-mujori zgjidhet ky problem.

Në këtë marrëveshje siç dihet përfitojnë emigrantët qe kanë kontribute ne Shqipëri dhe në Greqi, pra këtu përfitojnë një numër i vogël i emigrantëve.

Por mbi të gjitha nuk është justifikimi i pengese nga ana teknike, pengese eshte se nuk eshte marrë as mendimi i një përfaqësuesi të Komunitetit Shqiptar. Edhe pse behet fjalë për pensionet e emigrantëve deri tani mungojnë te dhënat e te kësaj marrëveshje, pra emigrantët që preken drejtëpërsëdrejti nuk dinë asgjë.

Realizimi i një marrëveshje kërkon vullnet politik nga te dy anët, mohon te drejta dhe dinjitetin e  njeriut dhe të çdo shqiptari.

Por ajo qe shqetëson emigrantët tanë ne Greqi eshte se kur do të jetë gati Greqia për tu ulur për këtë marrëveshje, mos vallë duhet të kalojnë edhe 30 vite të tjera.

Sgqipëria ka lidhur marrëveshje me 15 vende te tjera si: Itali, Turqi, Kanada, Gjermani, Belgjikë, Luksemburg, Austri, Zvicër, Çeki, Hungari, Maqedoni e Veriut, Kosovë,Bullgari, Rumani, Kroaci dhe Mali i Zi

Aktualisht në Greqi jetojnë rreth 440.000 emigrantë shqiptarë, ku një pjesë kanë blerë shtëpi por edhe kanë hapur bizneset e tyre.