“Turp, turp, turp”, thërrisnin protestuesit në Varshavë, duke mbajtur flamujt e Polonisë dhe Bashkimit Evropian, dhe duke e quajtur presidentin dhe Giaroslav Katsinski de facto “diktator” të vendit
Mijëra polakë ndyshe nga populli në Shqipëri, marshuan dje në qytetet më të mëdha polake për të protestuar ndaj reformave konservatore të qeverisë në sistemin gjyqësor, duke shfuqizuar pavarësinë e gjykatësve dhe minuar demokracinë.
Presidenti polak beson se ka një mandat për të bërë sistemin gjyqësor më efikas dhe transparent. Që prej fitores së tij në zgjedhjet e 2015, partia ka ndryshuar rrënjësisht gjykata kushtetuese e ka kaluar testin e Prokurorisë së Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë.
Lidhur me këto reforma, Bashkimi Evropian ka deklaruar se masat e tilla minojnë kategorinë e kontrollit të institucioneve demokratike. Dje udhëheqësit e opozitës kanë nxitur protestuesit për të qëndruar para parlamentit deri të nesërmen, në një kohë që nga deputetët pritet të diskutojnë një projekt-ligj për Gjykatën e Lartë të vendit. Sipas projektligjit do të zëvendësojë të gjithë anëtarët e gjykatës, përveç atyre të emëruar nga Ministri i Drejtësisë.
Udhëheqësit e opozitës kanë premtuar se nuk do të lejojnë zhvillimin e debatit.