Presidentja e Greqisë: Ne duhet t’i ruajmë kufijtë tanë duke përmbushur detyrën tonë humanitare .

246

Menjëherë pas betimit në Parlament dy ishin çështjet kryesore në fjalën e saj, situata në kufi pas hapjes së kufirit nga Turqia, dhe kriza nga pandemia e koronavirusit ishin theksi kryesor e Presidentes së re të Republikës së Greqisë znj. Ekaterini Sakellaropoulou në fjalimin e marrjes së detyrës nga Presidenti  Pavlopoulos.

“Ne duhet të ruajmë kufijtë tanë duke përmbushur detyrën tonë humanitare për njerëzit që vuajnë,” tha Sakellaropoulou. Në të njëjtën kohë  vuri në dukje se “ne jemi thirrur që të trajtojmë pandeminë e coronavirusit” si përparësi, duke iu referuar “rrezikut të vërtetë për të moshuarit”…